0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Për një Kongres Musliman – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Për një Kongres Musliman

Para 90 vjetësh, në datat 24 shkurt – 12 mars të vitit 1923, u mblodh në Tiranë kongresi i parë i muslimanëve shqiptarë, në të cilin morën pjesë 36 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Kushtet në të cilat u mblodh ky kongres ishin krejt të ndryshme nga këto të sotmet dhe objektivat e tij po ashtu.

Në periudhën e rikthimit të jetës fetare në Shqipëri në vitet 90′, pas një ndërprerje të gjatë të saj, ishte tepër e nevojshme bërja e një kongresi të tillë për muslimanët shqiptarë, në kushte të tjera dhe me objektiva të tjera. Kjo nuk u bë, më shumë për arsye objektive -mendoj- sesa subjektive, për shkak kryesisht të asaj të kaluare të hidhur diktatoriale që kaloi vendi ynë dhe pasojat negative që ai la mbi elementet bazikë të jetës fetare në Shqipëri.

Sot, pavarësisht kushteve dhe kontekstit të ndryshëm, a nuk është i nevojshëm vallë, madje i domosdoshëm, një kongres i tillë?
Nëse stërgjyshërit tanë në atë kongres kishin objektiva të qartë, të cilat diktoheshin nga realiteti i asaj periudhe, po kështu edhe sot ne duhet të kemi objektiva të qartë, të cilat diktohen nga realiteti i sotëm. Besoj nuk është aspak e vështirë, për çdo njërin prej nesh të thotë se cilat janë këto objektiva…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit