7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dimensioni mjekësor i namazit – Nga Dr. Zakir Naik

Më të lexuarat

Përveç dobive sociale, shpirtërore dhe të tjera, në namaz gjejmë edhe dobi fizike, më ndryshe se ato të mëparshme. Kur shkojmë në ruku, sasia e caktuar e gjakut vjen në pjesën e sipërme të trupit. Kurrizi behet më i lakueshëm, ndërsa nervat e kurrizit relaksohen, dhe kështu zvogëlohet dhembja në shpinë. E gjithë kjo në mënyrë të volitshme ndikon në elasticitetin e kurrizit. Kur kthehemi prej rukusë, gjaku që është ngjitur në pjesën e sipërme të trupit, kthehet në gjendjen e mëparshme dhe trupi relaksohet. Kur shkojmë në sexhde, ne e lëshojmë ballin në tokë. Kjo është pjesa më e bukur dhe më e rëndësishme e namazit. Gjatë ditës, njerezit u nënshtrohen zbrazjeve elektrostatike që ndalen në sistemin qendror nervor. Ndërsa këto ngarkesa të shtuara elektrostatike duhet të lirohen. Në të kundërtën, paraqitet kokëdhembja, gërçet dhe ndezja e muskujve. Nuk është çudi që njerëzit aq shpesh marrin tableta kundër kokëdhembjes. Çdo kabllo e rrymës i ka tre tela. Teli i tretë shërben për tokëzim. Po ashtu, kur bini në sexhde, ju e lëshoni ballin dhe pjesen me të mirë të trurit në tokë. Kjo ndihmon zbrazjen e tepricës së përmendur të ngarkesës elektrostatike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit