2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Për nëntë muaj kosovarët ‘dogjën’ 170 milionë euro

Më të lexuarat

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti në Kosovë janë importuar 2,327 tonë duhan dhe vlera e tij, së bashku me të gjitha taksat, është rreth 170 milionë euro.

Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se sivjet janë importuar rreth 300 tonë duhan më shumë

Rreth 170 milionë euro i kanë “djegur” kosovarët gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti nga konsumimi i duhanit.

Pavarësisht ngritjes së vazhdueshme të çmimit të duhanit në treg, duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje të dukshme të importit.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, thotë se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit shtator në Kosovë janë importuar hiç më pak se 2,327 tonë duhan, derisa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, sipas tij, në vendin tonë janë importuar 2,070 tonë duhan.

Stavileci thotë se sipas të dhënave zyrtare numri i kompanive që bëjnë import të duhanit është i madh.

“Ka shumë kompani që bëjnë importin e duhanit. Pjesa më e madhe e duhanit ka origjinë nga vendet evropiane, derisa gjatë këtij viti kanë paguar deri në shtator 125 milionë euro taksa, derisa vitin e kaluar ishin 96.2 milionë euro”, tha Stavileci për gazetën “Zëri”.

Zëdhënësi Doganave Adriatik Stavileci thotë se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit shtator janë importuar 2,327,214 kilogramë duhan, ku vlera e duhanit të importuar është 43,247,268 euro…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit