Kleriku i diskutueshëm, tashmë dhe “tradhëtar atdheu”
Fetulla Gulen zgjedh të jetë krah Greqisë në fërkimet e shtetit helen me Turqinë.
Media athinjote ka rendur t’i marrë një qëndrim Fetullah Gulenit në lidhje me tensionet Turqi-Greqi, duke përfituar nga fakti i një armiqësie mes Erdogan dhe klerikut të njohur turk me banim në SHBA.
Dhe Gulen s’ka zhgënjyer. Ai ka zgjedhur t’i bëhet krah Greqisë, qartazi “për inat” të Erdoganit, duke tradhëtuar kështu atdheun e tij.
“Fethullah Gulen, i cili foli për Alpha nga shtëpi-kështjella ku jeton, në Pensilvani, SHBA, vazhdon të dekonstruktojë plotësisht Erdoganin”, shkrua nën eufori kjo media athinjote.
“Duke iu referuar palës turke, ai tha: ‘Njerëzit tanë po sillen si të dehur. Kohët e fundit, i yni (Erdogani) flet marrëzi për të shkuar në ishuj dhe për t’i pushtuar ato’. duke shtuar se ‘të gjithë duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre’”, shkruan Protothema, referuar Alpha-s.
“Greqia ka qenë gjithmonë një shtyllë për zhvillimin e të gjitha kulturave të botës”, citohet të ketë thënë Gulen, a thua se është fjala për garë kulturash, se cili vend qëndron më lart në këtë aspekt.
“Greqia është një vend i vogël që ka pritur kaq shumë njerëz. Kjo është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duhet pranuar nga të gjithë. Disa po punojnë fort për të prishur atmosferën dhe për të përbaltur ujërat”, ka shtuar Gulen në prononcimet e tij për Alpha-n, ku vetëm për thelbin e tensioneve nuk ka folur.
Dhe nuk ka si flet, pasi tensionet vijnë nga një aspekt politik që Gulen nuk është kompetent për të folur. Ndaj dhe është marrë me “aspekte kulturore”.
Si në çështje fetare: duke qenë sipëfaqësor, gati profan përballë thellësisë së Islamit, iu qaset aspekteve kulturore pa asnjë thellësi mendimi.
Çështja është se tashmë zgjedh të jetë dhe kundër vendit të tij, duke e identifikuar atë me njeriun që e udhëheq. /tesheshi.com/