Qytetarët australianë që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me pesë vjet burg dhe gjobitje pasi qeveria e bëri udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.
Ministria e shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë “bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që kanë fituar një infeksion në Indi”.
Më parë këtë javë, Australia ndaloi të gjitha fluturimet nga India shaku i rritjes enorme të të infektuarve me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Ka rreth 9,000 australianë në Indi, 600 prej të cilëve klasifikohen si të pambrojtur, raporton bbc.
Ndryshe, kjo do të jetë hera e parë që australianët do të gjykohen për kthimin në vendin e tyre.
Nga e hëna, kushdo që ka qenë në Indi brenda 14 ditëve nga data e parashikuar e mbërritjes në Australi do të ndalohet të hyjë në vend.
Mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vjet burg, një gjobë prej 66 mijë dollarësh ose të dyja. Vendimi do të rishikohet më 15 maj, njoftoi ministria e shëndetësisë. /Telegrafi/