0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Për gurthemelin e unviersitetit në veri të Mitrovicës, Murati: Kurti dikur ishte më i zëshmi, tash asnjë reagim

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas vendosjes së gurthemelit të objektit të “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”, projekt i financuar nga Serbia.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka heshtur ndaj kësaj kauze dhe nuk ka asnjë reagim.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti, i cili ka qenë më i zëshmi për situatat në veri të Mitrovicës, nuk po reagon, kurse me këtë veprim Serbia po fuqizon pozitat e saj, madje duke bërë edhe ndarjen e qytetit.

“Asnjë reagim nga kryeministri, i cili në të kaluarën ka qenë më i zëshmi për situatën në veri dhe asnjë reagim nga asnjë dikaster qeveritar. Popullimit të pafre opozitar, ia ka zënë vendin heshtja e pakuptueshme qeveritare. Me këtë veprim, Serbia qartazi po i fuqizon pozitat e veta deri në lumin Ibër, duke betonizuar kështu edhe ndarjen e qytetit të Mitrovicës”, tha Murati, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se problemet reale të vendit nuk zgjidhen as me servilizëm por as me popullizëm e as me status quo, e cila është në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve sa më shumë që kalon koha.

Mitrovica e Veriut, sipas Muratit, kërkon zgjidhje politike të guximshme, ndërsa një nga zgjidhjet është kërkimi i reciprocitetit në të drejta që i garantohen dhe se vonesat që po bëhen nga qeveria për këto çështje do të jenë fatale për Kosovën Lindore.

“Nuk ka dyshim se një prej zgjidhjeve është që Kosova të kërkojë reciprocitet në të drejta dhe status të njëjtë për Kosovën Lindore në bisedimet me Serbinë si ato që i ka dhe kërkohen për veriun e Kosovës. Vonesa në këtë qasje dhe status-quoja e stërzgjatur, do të forcojë jo vetëm pozitën e Serbisë deri tek lumi Ibër, por do të jetë fatale edhe për fatin e shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit