16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Osmani takon udhëheqësin e misionit diplomatik të Mbretërisë së Belgjikës

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.

Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit