1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pendarovski nga Kroacia: Për Maqedoninë e Veriut s’ka alternativë tjetër përveç BE-së

Më të lexuarat

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas vizitës së tij në Kroaci, ka zhvilluar një konferencë për përbashkët me presidentin kroat, Zoran Bilanoviç.

Gjatë fjalës së tij Pendarovski theksoi se Kroacia mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ne jemi falënderues ndaj Kroacisë për mbështetjen e sinqertë dhe përgjegjësinë për Ballkan të qetë dhe me prosperitet në Evropë të bashkuar. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE”, është shprehur Pendarovski.null

Nga ana tjetër Milanoviç theksoi se rruga drejt integrimit europian nuk do të jetë e lehtë dhe se do të duhet shumë punë./abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit