1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pavarësisht marrëveshjeve, vazhdojnë të digjen fshatrat e myslimanëve në Arakan

Më të lexuarat

Në një periudhë kur bëhen deklarata kontradiktore për kthimin e myslimanëve të Arakanit në shtëpitë e tyre është mësuar se shtëpitë që i përkasin myslimanëve janë shkatërruar.

 

Në një periudhë kur bëhen deklarata kontradiktore për kthimin e myslimanëve të Arakanit në shtëpitë e tyre është mësuar se shtëpitë që i përkasin myslimanëve janë shkatërruar.

Sipas informacioneve të marra nga burime të besueshme nuk kanë marrë fund ende ngjarjet e dhunshme ndaj myslimanëve të Arakanit në Birmani.

Burimet në fjalë bënë të ditur se në disa fshatra në Maungdaw, vend ku filluan ngjarjet e dhunës dhe ku jetojnë më dendur myslimanët vazhdon ti vihet zjarri shtëpive të myslimanëve.

Udhëheqja e Bangladeshit bënte herë pas here thirrje për kthimin e myslimanëve të Arakanit në tokat e tyre.

Në këtë kuadër në datën 23 nëntor u nënshkrua një marrëveshje midis qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit.

Sipas marrëveshjes, ata që dëshirojnë të kthehen në Mianmar duhet të paraqesin dokumentet që vërtetojnë se kanë jetuar në Mianmar para se të arratiseshin në Bangladesh. Por pavarësisht se janë të detyruar të paraqesin këtë dokument, për shkak se në vitin 1982 iu është marrë e drejta e nënshtetësisë, mos gjetja e regjistrimeve të myslimanëve të Arakanit shkakton një problem tepër të madh.

Në marrëveshje bëhet e ditur se dokumentet që myslimanët e Arakanit, kanë marrë duke kaluar në Bangladesh, duhet të kalojnë nga procesi i ‘miratimit’ të qeverisë së Mianmarit.

Sipas të dhënave të fundit të deklaruara nga Kombet e Bashkuara, që nga 25 gushti e deri më sot, 655 mijë myslimanë të Arakanit, që janë arratisur nga dhuna në Mianmar, janë strehuar në Bangladesh.

Ndërkohë që në vitet 1970 parashikohet që në Arakan të kenë jetuar rreth 2 milionë myslimanë, për shkak të arratisjeve si pasojë e sulmeve sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, në pamjet satelitore të publikuara nga institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në Mianmar janë djegur më shumë se 350 fshatra të cilat i përkasin myslimanëve në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit