9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Mbani lotët po mundët: Letra e nënës për fëmijët që po përlotë internetin

Më të lexuarat

Në disa faqe të ndryshme ku flitet për përkujdesin e nënës ndaj fëmijës, po qarkullon një letër e cila tashmë është bërë virale në internet.

Letra është shkruar nga Maria Tarkany dhe paraqet nostalgjinë për rrëmujën në shtëpi, që do ta kenë nënat kur fëmijët e tyre të rriten.

Kjo është letra që po qarkullon në faqe të ndryshme:

Disa dite me duket se nuk ja dal dot me gjithato rroba te palara dhe rremujen ne shtepi.

Por sot ndjeva nje kenaqesi pasi vura djalin ne gjume, dhe serish u gezova kur i lexova librin e preferuar vajzes sime dhe ate e zuri gjumi afer meje. Po aq e lumtur u ndjeva edhe kur bashkeshorti me dha puthjen e natës se mire

Kalova pak kohe sot duke pastruar dhomen e ndenjes. Pasi e perfundova, u ula ne toke dhe nisa te qaj. Qava sepse e gjitha kjo do te me mungoje nje dite.
Do me mungojne shume ato perimet qe bien nga karrigia e ushqimit te djalit dhe ngjiten pas lodrave te tij ne toke.

Do te mungoje edhe ajo pasiguria teksa kontrolloj cdo cep te tokes se mos vajza e madhe ka lene ndonje loder me te cilen djali mund te mbytet.
Do me mungojne shume ato shenjat e gishtave te vegjel te perlyer me kos e te ngjitura neper dyer e dritare .
Do te me mungoje edhe kerkesa e tyre per te fjetur me ta cdo nate, derisa t’i zere gjumi dhe me pas une te rreshkas ne dhomen time te fjetjes.

Shume shpejt aq sa pa e kuptar do te mbetemi vetem me nje kuti te vogel lodrash , te cilen do ta ruajme per niperit tane e do te luajme me ta kur te vijne te na vizitojne.
Bashke me femijet tane do te perpiqemi t’i mbledhim serish per te pastruar dhomen. Dhe perseri une do te qaj sikurse bera sot, teksa do te kujtoj diten kur mblidhja lodrat e femijeve te mi. ( Maria Tarkany).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit