2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pavarësisht kufizimeve izraelite, 120 mijë palestinezë falën xhumanë e dytë të Ramazanit në Al-Aksa

Më të lexuarat

Që në orët e para të mëngjesit dhjetëra mijëra palestinezë kaluan nga pikat ushtarake të kontrollit mes Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit duke u drejtuar për në Al-Aksa

Pavarësisht kufizimeve dhe pengesave të shkaktuara nga Izraeli, 120 mijë palestinezë falën xhumanë e dytë të muajit Ramazan në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu.

Që në orët e para të mëngjesit dhjetëra mijëra palestinezë kaluan nga pikat ushtarake të kontrollit mes Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit duke u drejtuar për në Al-Aksa.

Palestinezët pas një udhëtimi që zgjat për disa orë, mbërritën në Al-Aksa dhe falën namazin e xhumasë së dytë të Ramazanit. Që në orët e mëngjesit policia izraelite u vendos në rajon dhe bllokoi me barriera hekuri rrugët përreth zonës së Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim brenda të cilit ndodhet xhamia Al-Aksa.

Policia izraelite e cila ushtroi kontroll të kartave të identitetit për palestinezët që donin të shkonin në Al-Aksa për të falur namazin e xhumasë, ktheu mbrapsht nga barrierat e hekurit shumë palestinezë, kryesisht ata të një grupmoshe të caktuar.

Një përleshje për një kohë të shkurtër shpërtheu në turmë për shkak të ndërhyrjes së policisë izraelite kundër disa palestinezëve që dolën nga Al-Aksa. Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, thuhet se 120 mijë palestinezë e falën namazin e xhumasë në Al-Aksa.

– Muri i Ndarjes u bë pengesë

Izraeli nuk lejoi gratë nën 50-vjeç dhe burrat nën 55-vjeç të hynin në Kuds nga Bregu Perëndimor i pushtuar, të rrethuar nga Muri i Ndarjes (Muri i Turpit).

Dhjetëra mijëra burra palestinezë, të cilët u kthyen nga postblloqet ushtarake izraelite, nuk mundën të dalin jashtë Bregut Perëndimor as gjatë Ramazanit. Ndërsa palestinezët që u lejuan nga Izraeli të kalojnë, krijuan radhë të gjata përpara postblloqeve ushtarake për të kaluar bashkë me agimin në Kuds.

Përgjatë murit të betonit të ndërtuar në vitin 2003 midis Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit, ka shumë pika kontrolli ushtarake izraelite. Izraeli nuk lejon që palestinezët në Bregun Perëndimor të kalojnë në Kuds në ditët normale, përveç atyre me leje speciale.

Kudsi Lindor dhe Bregu Perëndimor mbahen nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit