20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Më të lexuarat

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë sot se janë duke përcjellur lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

O’Brien ka ritheksuar se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e di së përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm, transmeton Telegrafi.

“Çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshme”, duke shtuar se kjo do të konsiderohej edhe si rrezikim i forcave të NATO’s, që gjenden në Kosovë për të mbrojtur shqiptarët dhe serbët.

Gjatë diskutimit online me gazetarë, O’Brien bëri thirrje të dyja palëve qe të ulin tensionit.

Ai gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rregulloren e re të BQK-së./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit