2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Patrullimet e Policisë së Kosovës në Ujman, Lista serbe: Kurrë nuk do ta sundoni veriun

Më të lexuarat

Një ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se Policia e Kosovës ka filluar  patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

E pas kësaj, ka reaguar sot Lista Serbe, ku thekson se Kosova nuk do të arrijë kurrë që të sundojë veriun.

Lexoni të plotë reagimin e Listës:

Përpjekjet e Albin Kurtit dhe ndihmësit të tij Xhelal Sveçla për të ndërtuar ilegalisht baza për njësitë e tyre speciale, në një udhëtim njëditor në liqen dhe konfiskimi i pronave serbe në veri të Kosovës të  frikësojnë popullin serb dhe të pushtojnë komunat tona nuk do të ndodhë.

As qindra nga forcat tuaja speciale nuk do të arrijnë të trembin popullin serb. Më të bashkuar se kurrë do të mbrojmë pragun e shtëpisë dhe familjet tona.

Të shumtë ishin ata që u përpoqën ta skllavëronin dhe ta pushtonin popullin serb dhe të gjithë e dimë se si ia dolën. Prandaj i bëjmë thirrje mentorëve të Albin Kurtit që të mendohen shumë mirë para se t’u japin mbështetje këtyre aktiviteteve të paligjshme. Populli serb dëshiron paqen, por edhe lirinë dhe nuk do të lejojë që të bëhet skllav në komunat e tij, në vatrat e tij shekullore.

Mbani parasysh se jeni këtu në tokën tonë, se askush nuk ju ka thirrur, se duke marrë tokën serbe dhe duke ngacmuar popullin tonë, ju në mënyrë më të drejtpërdrejtë po e rrezikoni paqen në këtë zonë dhe se kurrë nuk do të sundoni veriun e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit