18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Edhe një kandidaturë për kryetar u anulua nga VV për shkak të vlerave fetare, kandidati “S’mund të qëndroj në një organizatë islamofobësh”

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje është “goditur” sot nga dorëheqje të njëpasnjëshme në nivelet lokale të saj.

Dorëheqja e radhës vjen nga Qendra e Lëvizjes në komunën e Lipjanit.

Shkelzen Bislimi, anëtar i Grupit Punues të kësaj partie në Lipjan, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe nga çdo aktivitet brenda Lëvizjes.

Bislimi ka thënë se besimi në barazi dhe drejtësi e kanë shtyrë të bëhet pjesë e LVV-së, besim ky që si duket është zbehur.

Ai nuk hezitoi të quajë LVV-në “organizatë islamofobe” e cila duhet të flasë vetëm atë që thotë lideri.

Postimi i plotë:

Të dashur aktivistë, anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan,

Të nderuar anëtarë të Grupit Punues,

Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e anëtarit të Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, si dhe nga të gjitha aktivitetet brenda kësaj organizate.

Rrugëtimin në Lëvizjen Vetëvendosje e fillova në vitin 2016; e fillova me vullnet e shpresë që me këtë organizatë të re do të ndryshonte edhe mendësia e të bërit politikë në vendin tonë.

Besimi në barazi dhe në drejtësi më shtyu të isha aktiv, të punoja e të angazhohesha për të mirën e përgjithshme me idetë e qëllimet e mira që asokohe Lëvizja Vetëvendosje i proklamonte si vlera të saj. Me angazhimin tim si Kryetar i Pikës (Nëndegës) në fshatin Gadime arrita që në zgjedhjet lokale të vitit 2017 të isha njeriu më i votuar brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje! Atëkohë edhe e kuptova që brenda një organizate ekziston një grupacion që punonte kundër interesave të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me një “aktivist” të lidhur ngusht me “Prishtinën”. E kuptova kur ne mbanim mbledhje të kryesisë në zyrë kurse ai dhe 3 persona të tjerë mbanin mbledhje paralele në një lokal afër zyrave.

Për mua nuk ka qenë normal ky lloj aktiviteti i atyre “aktivistëve”. Vitet kalonin dhe kishte zgjedhje të shpeshta, çdoherë e më shumë theksohej aktiviteti i tyre kundër strukturave legale të zgjedhura. Kishte kandidatë për deputet të cilët vetë i nxisnin për garë dhe po të njëjtit gjenin arsye për të mos i votuar e t’u bënin antifushatë. Grupi në fjalë kurrë asnjë aktivitet nuk e zhvillonte për të arritur sukses organizata, thjesht vendosnin pengesa kur e shihnin që aty po punohej.

Sa isha anëtar i Kuvendit Komunal, tentohej të minimizohej aktiviteti im brenda kuvendit duke mos publikuar fjalimet e mia në faqen zyrtare.
Aktiviteti i këtij grupi përherë e ka pasur një mbështetje nga dikush i fuqishëm në Sekretariatin e Përgjithshëm në Prishtinë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, ka filluar një luftë speciale ndaj njerëzve qe kanë dhënë kontribut kaherë, ka filluar mosrespektimi i demokracisë, i fjalës së lirë, i shprehjes së ambicieve për avancim brenda strukturave. Ky alamet “aktivisti” që krenohet me shfuqizimin e demokracisë brenda organizates gjithmonë duke iu referuar termit pezhorativ “Demoklacia Demoklacia.”

Si qenie njerëzore jemi krijuar të lirë të mendojmë e të veprojmë, e sipas atyre që e kanë kapur organizatë kjo nuk vjen në shprehje. Simbas tyre, njeriu duhet të mendojë e të veprojë sikur ata, përndryshe ti quhesh sabotator i idesë proletare.

Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku distancohesh e fyhesh nëpër rrjetet sociale me profile false, duke pasur frikë të tregojnë fytyrën në publik, sepse të pabesët veprojnë në këtë mënyrë.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku padrejtësit veq rriten e nuk minimizohen.

E vulën e padrejtësive brenda Lëvizjes Vetëvendosje e dhanë sot duke ma ndaluar kandidaturën për Kryetar të Qendrës.

I dashur aktivist, mendo drejt, i qetë, pa ndikime e pa emocione, bëja vetes një pyetje: A është Lëvizja Vetëvendosje ashtu siç e ke menduar ditën kur ke nënshkruar formularin e anëtarësimit?

A është Lëvizja Vetëvendosje brenda parimeve që dikur u kemi besuar?
I dashur aktivist, një ditë edhe ty do të bëhet padrejtësi, e do të bësh veprimin e njëjtë që unë sot jam duke e bërë. Largimin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit