HeadlineLajmeBote Pasojat nga tërmeti në Tajvan Nga Koha I April 3, 2024 Share FacebookTwitterWhatsAppEmailPrintTelegramViber Më të lexuarat Koha I Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi) 1Kjo foto e bërë nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Tajvanit (CNA) më 3 prill 2024, tregon një ndërtesë të dëmtuar në Hualien, pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Tajvanin. 2Ekipet e shpëtimit në terren në Hualien, 3 prill 2024. Mediat lokale raportojnë se ka njerëz që kanë ngecur në ndërtesat e dëmtuara. 3Një ndërtesë e rrëzuar si pasojë e tërmetit në Nju Taipei, Tajvan. 4Aksioni për të shpëtuar të bllokuarit në ndërtesat e shkatërruara në Hualien, 3 prill 2024. Tërmeti, i cili shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytetin Taipei, ndodhi në orën 7 e 58 minuta sipas orës lokale, në një thellësi prej 15.5 kilometrash larg bregdetit jugor të Tajvanit, njoftoi shërbimi sizmologjik shtetëror. 5Një pamje nga brenda e një apartamenti të dëmtuar nga tërmeti në Nju Taipei, Tajvan, 3 prill 2024. 6Njerëzit shikojnë një ndërtesë gati të rrëzuar nga tërmeti në Hualien. 7Ndërtesa të dëmtuara pas tërmetit në qytetin Nju Taipei, 3 prill 2024. Banorët thanë se kanë ndier së paku 25 goditje pasuese të tërmetit në Taipei. 8Produktet që kanë rënë nga raftet në një dyqan në qytetin Yilan pas një tërmeti më 3 prill 2024. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se ishte tërmeti më i forti që nga viti 1999, kur Tajvani u godit nga një tërmet prej 7.6 ballësh që vrau rreth 24.000 njerëz dhe shkatërroi ose dëmtoi rreth 50.000 shtëpi. 9Ekipet emergjente gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti. 10Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti në bregu lindor të Tajvanit, 3 prill 2024. 11Një tjetër ndërtesë e anuar dhe gati të shembet si pasojë e tërmetit në Hualien. 12Operatori i energjisë, Taipower, tha se mbi 87.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, porse dy centralet bërthamore të vendit nuk janë prekur nga reduktimet e energjisë elektrike. 13Punëtorët e shpëtimit që kërkojnë për të mbijetuarit që kanë ngecur në një ndërtesë të dëmtuar në Nju Taipei, pas tërmetit që goditi lindjen e Tajvanit. 14Nxënësit u evakuuan në një fushë lojërash në një shkollë në Xiamen, në provincën Fujian të Kinës lindore më 3 prill 2024, pas tërmetit që goditi Tajvanin. REL Share FacebookTwitterWhatsAppEmailPrintTelegramViber Artikulli paraprakLideri i partisë serbe në Mal të Zi thotë se 85 % e banorëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiEArtikulli tjetërA e dini se bimët nxjerrin tinguj? Ja kur dhe pse ata “ulërijnë” - Advertisement - Më tepër Rekorde në industrinë ushtarake në BE: dhjetëfishohet eksporti i armëve në Izrael December 23, 2024 Qeveria: E vërteta e mandarinës shqiptare December 23, 2024 Peace Now: Izraeli ndërtoi shtatë lagje ilegale në Bregun Perëndimor December 23, 2024 PËRGJIGJU Anulo përgjigjjenKyçu për tu përgjigjur Të fundit Rekorde në industrinë ushtarake në BE: dhjetëfishohet eksporti i armëve në Izrael December 23, 2024 Imitimi dhe urimi në festat e jomuslimanëve – Si duhet të veprojë muslimani? December 23, 2024 Qeveria: E vërteta e mandarinës shqiptare December 23, 2024 Peace Now: Izraeli ndërtoi shtatë lagje ilegale në Bregun Perëndimor December 23, 2024 “Ai nuk do të jetë president”: Trump reagon ndaj pretendimeve se Elon Musk është në krye të administratës amerikane December 23, 2024