Si shenjë proteste për shkak të zbulimit të një varreze masive të fëmijëve indigjen në hapësirat e këtij universitetit Ryerson në Toronto të Kanadasë është shembur statuja e themeluesit të tij.
Sipas pamjeve të publikuara në mediat e huaja nga protestat e mbajtura gjatë të dielës, tregojnë që statuja e Egerton Ryerson, që konsiderohet si një nga themeluesit e sistemit kontrovers të shkollimit në Kanada, është shembur nga piedestali derisa në afërsi të saj brohoriste masa.
Ndërkohë në deklaratën e bërë nga universiteti thuhet se mbi 1.000 njerëz kanë marrë pjesë në protestën paqësore gjatë të dielës pasdite, e një orë më vonë ishte shfaqur një kamion që kishte ndihmuar në shembjen e statujës.null
Mohammad Lashemy, rektor i universitetit, ka bërë të ditur se statuja nuk do të riparohet apo zëvendësohet – e policia e këtij vendi ka konfirmuar se është duke hetuar rastin.
Gjithçka filloi pasi janë gjetur mbetjet e 215 fëmijëve indigjenë, duke nxitur kështu një fushatë me të cilën kërkohet ndryshimi i emrit të universitetit dhe statujës, që ishte lyer me ngjyrë të kuqe dhe kishte slogane në hapësira të universitetit. E komuniteti i indigjeneve ka njoftuar se ka gjetur dëshmi që 215 fëmijë janë varrosur në territorin e shkollës në afërsi të qytetit Kamlups në British Columbia në perëndim të Kanadasë. /abcnews.al