Ku ai, e kritikon drejtpërdrejtë në emisionin e njërit nga pronarët e televizionit- “Hapyy Tv”, shkrimtarin dhe gazetarin e njohur serb Millomir Mariq. Për programet destruktive, amorale, dhe pa kurfarë vlere kulturore, me këto fjalë👇
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
“Në këtë vend, përveç gjithë këtyre programeve tuaja destruktive që shohim dhe dëgjojmë çdo ditë, ka ende njerëz normalë në këtë Serbi, në klasën e mesme të shoqërisë, ka baballarë dhe nëna që duan të rrisin fëmijët.
Prindër të cilët ëndërrojnë që fëmijtë e tyre të jenë njerëz të mirë, të ndershëm, të lindin, të punojnë, të krijojnë lumturi brenda familjes. Dhe jo vetëm në këto dritat e rreme të studiove të televizionit tënd
Ti Mariq, je dëshmitar, me gjithë këto kate të ndërtesës së televizionit që e ke, se sa pa lumturi, pa kënaqësi, sa buzëqeshje fallso, sa hipokrizi, sa para pa vlerë, gënjeshtëra të mëdhaja dhe mashtrime që synojnë të fitojë vetëm para, sa më shumë para për dikë.
Ok, nuk mund të parandalohet, por le të lëmë një kors në autostradë. Edhe sikur të mos qarkullonte fare. Por le të jetë për një pjesë të njerëzve që shpresojnë dhe besojnë se është e mundur të jesh i sinqertë, të jesh njerëzor, të besosh te Zoti, besimin brenda familjes.
Kjo çmenduri medial një ditë do të kalojë, por, deri atëherë do të shkatrrojë shumë gjenerata. Të paktën t’i ruajmë farat( njerzore). Përpos këtyre budallallëqeve të programeve nepër televizione, ta kemi ndonjë emision, ndonjë program, për ruajtjen e familjës, që kur të kalojë ky dimër i tmerrshëm, dhe kur të vije një pranverë, t’i mbjellim këto fara.
Nuk e di, si do të vdesësh, o burrë?!!
Është një fjalë popullore: “Do të hash një jorgan para se të vdesësh, mëkatet që i bën do të ta bllokojnë fytin,( nuk do të delë shpirti)”.
Mos i bëni këto punë (programe)!”
Përkthyer nga serbishtja, Naim Abdurrahmani.