16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çfarë po bëjmë?! Çfarë po bëjmë për të bërë gjithçka më mirë?!

Më të lexuarat

Çfarë po bëjmë?! Çfarë po bëjmë për të bërë gjithçka më mirë?!
Meqenëse gjërat nuk po përmirësohen, a duhet të bëjmë më shumë apo jo?
Ndoshta disa prej nesh po bëjnë diçka, por ata janë aq të paktë në mesin tonë sa kalojnë pa u vënë re për bukurinë që ia shtojnë jetës. Në peisazhin e përgjithshëm të jetës gjithmonë në pah na dalin shëmtia, e keqja, dhimbja dhe padrejtësia, edhe pse ka bukuri, ka mirësi, nuk mund të nxjerrin kokën nga kjo turmë e vrazhdë e të na shfaqen. Ne lodhemi kur shikojmë jetën dhe atë që po ndodh. Ne kemi nevojë për gjëra që do të na japin emocione për të jetuar, por ne nuk mund t’i gjejmë ato. Madje, a jemi duke i kërkuar, mendoj se ne kemi ndaluar edhe së kërkuari tani! Ka shumë gjëra që gjejmë për të kaluar kohën, por nuk e kuptoj pse dikush do të donte të kalonte kohën? Sikur nuk do të ikte vetë nëse nuk do të bënim asgjë!
Si mundet njeriu të jetë plot ëndrra dhe papritmas zemra t’i bëhet varreza, ku shkuan të gjitha? Me fjalë të tjera ne po heqim dorë nga e drejta jonë për të jetuar, i kthejmë shpinën jetës dhe mbyllim një sy nga frika se po hedhim veten në një të ardhme të pa sigurtë, ne jetojmë sikur shembulli i një përsoni që jeton në një dhomë boshe të mbyllur dhe ka frikë të hapë qoftë dhe një dritare sepse mund të ketë pamje të keqe.

A mos vallë haruam që ne i përkasim një feje që nuk pranon pesimizmin, zhgënjimin, e humbjen e shpresës. Ne kemi një Zot që na fton në kënaqësi dhe optimizëm dhe na jep gjithmonë shpresë, Ai na drejtohet në librin e Tij duke thënë: “mos u dëshpëroni”, “mos u pikëlloni”, “mos e humbisni shpresën”!
Humbja e shpresës dhe pesimizmi janë të ndaluara edhe me regullat e dynjasë, sepse në rregullat e dynjasë çdo njeri që ka hall kërkon zgjidhjen e tij, çdo i sëmurë kërkon shërimin e tij, ne si besimtarë duhet të dimë që ka ditë të bardha ka dhe të zeza, në fund të betejës së Uhudit muslimanët mbetën të shokuar dhe thanë nga na erdhi kjo humbje përderisa ne besuam, por ata nuk e thanë të njejtën në Bedër kur fituan, pra muslimani ka Bedër por ka dhe Uhud, po të mos egzistonte shpresa askush nuk do ta provonte ilaçin.

Të besosh në Zotin do të thotë që të kesh shpresë në Zotin, a nuk mjaftojnë si frymëzim historitë e profetëve ku në momentet më të vështira ata kishin shpresën më të madhe. Shembulli i Jakubit a.s që i humbën dy fëmijët e iu tha fëmijëve të tjerë shkoni dhe kërkoni vëllezërit tuaj dhe mos e humbisni shpresën sepse vetëm jobesimtari e humbet shpresën tek Zoti i tij, poashtu kemi profetin tonë Muhamedin a.s të cilin Allahu e dërgoi shpresë për njerëzimin, shpresa ishte ajo që e shoqëronte gjithmonë, kur iu afrua mundësia që ta shkatërojë popullin që e gjuajtën me gurë, ai e refuzoi e tha unë shpresoj që prej fëmijëve të tyre të dalin besimtarë. Poashtu të kujtojmë në cilat periudha Profeti Muhamedi a.s përgëzonte për çlirimin e Jemenit, Persisë, Egjiptit, Konstantinopojës, ishte ajo periudhë kur u kërkonte koka e tij për njëqind deve, në periudhën që ai dhe shokët e tij nuk ishin të sigurtë as në vendin e tyre, po ky profet na urdhëron që edhe nëse bëhet Kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, nëse mundet t’a mbjellë përpara se të bëhet Kijameti le t’a mbjellë atë.

Andaj miku im e ardhmja është një anije imagjinare që lundron larg, mos e fundos atë para se të niset duke e humbur shpresën, miku im çdo diell që lind për ty është një mundësi nga Zoti që të bësh mirë. Mbase hapi që keni frikë të hidhni mund të jetë hapi më i suksesshëm në jetën tuaj, mbështetuni në Zotin tuaj, duroni dhe filloni të bëni çdo gjë që ju mendoni se mund ta bëni më mirë!

Muadh Dauti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit