3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pas ngjarjeve në veri të Kosovës, reagon Vuçiq

Më të lexuarat

Partia udhëheqëse e Serbisë, SNS ka mbajtur një tubim në kryeqytet Beograd.

Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një fjalim para mbështetësve gjersa ka folur edhe gjendjes në veri të Kosovës, raporton N1.

“Sikur me qëllim kanë pritur ditën që një numër i konsiderueshëm i burrave nga veriu i Kosovës do të vinin në Beograd”, tha presidenti i Serbisë, Vuçiq, duke folur për incidentet që ndodhën në veri të Kosovës.

Ai theksoi se përfaqësuesit e Quintës kanë heshtur për të gjitha këto dhe tani po e dënojnë, por pasi shqiptarëve u lanë të mbaronin punën.

Presidenti njoftoi se pas këtij takimi do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Kosovën.

“Për shkak të kësaj, dhe për shkak të gjithçkaje që na ka ndodhur, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, tha Vuçiq para turmës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka intervenuar për të larguar huliganët serbë nga dyert e ndërtesave komunale të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, të cilët kishin bllokuar hyrjet e ndërtesave të komunale dhe nuk lejonin kryetarët të kryenin detyrat e tyre nga zyret. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit