1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

PARAPËRGATITJA/ Në prag të një vizite: njeriu i Erdoganit, takim me Ramën

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Erdoganit, İbrahim Kalın (Kallën), ndodhet prej dje në Tiranë e ku sot ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ka qenë ky një takim në parapërgatitje të vizitës së presidentit turk në Shqipëri, e cila do jetë pas disa javësh.

“Sot kishim takim për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri(i referohet vizitës së Erdogan) . Kishim mundësi të flisnim me detaje si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale”, u shpreh Kalın.

Në takim është folur edhe për blerjen e tre dronëve superinteligjentë nga Turqia, si edhe rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kalın, referuar dronëve, ku gjithashtu përmendi edhe 500 banesat e ndërtuara nga Turqia, e më kryesore investimet turke në shëndëtesi.

“Në të njëjtën mënyrë, në këtë periudhë pandemie, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, këtu u ndërtua një spital në një kohë shumë të shkurtër, me udhëzimet e presidentit tonë. Ne patëm po ashtu mundësinë të bënim furnizim me vaksina. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë në të gjitha këto fusha, përfshirë shëndetësinë”, deklaroi njeriu kryesor i Erdoganit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit