5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Parada e moralit dhe dijes islame diku në Ballkan: Këta diamante rinore!

Më të lexuarat

Rinia që do donim të shihnim dhe mesazhet që do donim të dëgjonim

Në zemër të Republika Srpska në Bosnje, pikërisht në Banja Luka, u pa një nga paradat më fisnike rinore, ajo e gjeneratës së parë të një medresejë aty, asaj “Reis Ibrahim-ef. Maglajliç”.

Ndodh kjo bash në prag të mbrëmjeve të maturave, të cilat vit pas viti janë shndërruar në evente të degraduara moralisht. Ndërsa kjo pamje tregon për të rinj me tjetër formim, hem moral e hem arsimor.

Interesant ishte mesazhi i numrit dy të muslimanëve të Bosnjës, dr. Enes-ef. Ljevakoviç.

“Nxënësit dhe nxënëset e kësaj Medreseje, si dhe stafi mësimdhënës i saj, sollën shpresë, gjallëri, freski, rini dhe gëzim të ri në Banja Luka. Me optimizëm dhe shpresë presim një afirmim të shpejtë të medresesë sonë më të re brenda sistemit arsimor të bashkësisë islame, por edhe në mjedisin më të gjerë shoqëror” tha ai, duke shtuar se “tregues i pjekurisë shpirtërore dhe intelektuale është vetëdija e përgjegjësisë ndaj Zotit, vetes, familjes, miqve, komunitetit dhe atdheut”.

“Dyert e jetës hapen para jush dhe ju zgjidhni në cilën rrugë të shkoni. Të frymëzuar nga lutja kur’anore ‘Zoti im, ma shto diturinë!’, shpresoj që të gjithë të vendosni të vazhdoni arsimimin, ngritjen intelektuale dhe përmirësimin moral në një nga fakultetet tona brenda bashkësisë islame ose në fakultete të tjera sipas zgjedhjeve tuaja”, deklaroi ai.

Ai vlerësoi se “ne kemi nevojë për njerëz të arsimuar në të gjitha sferat e jetës, të cilët bartin në zemrat e tyre vlerat e besimit dhe që dinë se çfarë do të thotë t’i përkasësh komunitetit dhe atdheut”.

“Bëhuni njerëz të mirë, sepse e mira e kthen gjithmonë të mirën! Përballë problemeve dhe sfidave të jetës, mos e humbni zemrën e pastër dhe mos ndiqni ata me zemër të sëmurë. Bëhuni në shërbim të të dobëtve, prindërve tuaj, komunitetit tonë islam dhe atdheut të Bosnjës. Mos harroni se besimi është pasuria juaj më e madhe, frymëzimi dhe udhërrëfyesi juaj më i madh, Medreseja është shtëpia juaj e dytë, besimi dhe atdheu, janë strehimi ynë i përbashkët që na siguron siguri dhe na mban të bashkuar”, tha Ljevakoviç.

Ndërsa drejtori i Medresesë, Muris Spahiç tha se nxënësit janë rafinuar me besim dhe fuqizuar nga shkenca.

“Sot kemi diamante përpara. Një medrese nuk është vetëm një shkollë. Të jesh mësues, edukator, profesor nuk është thjesht punë, por mision. Nëpërmjet arsimit kemi hedhur baza të forta që studentët tanë të vazhdojnë shkollimin në institucionet e arsimit të lartë, kemi futur një kod të njohur sjelljeje morale, në frymën e traditës dhe kulturës pozitive”, tha ndër të tjera ai.

Është ky lloj eventi dhe janë këto mesazhe, të cilat vlejnë të merren si shembull nga institucione islame në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit