0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Para 2 vitesh e tallnin hoxhën shqiptar për një hadith, ndërsa bota sot po e praktikon atë që e tha hoxha dikur (VIDEO)

Më të lexuarat

Hoxha Muharrem Ismaili nga Maqedonia u patë bë top temë nëpër media kur kishte cituar një hadith për mbytjen e zhapinit, i cili është një zvarranik i dëmshëm për njeriun. Sipas profetit Muhamed, kush e mbyt zhapinin me të parën ka shpërblim 100 sevape e kështu me radhë.

Por ajo që ndodhi së fundi në Australi, me zjarret e mëdha u bë e ditur se shkaktar i përhapjes së zjarrit janë sa shpezë dhe zvarranik, të cilët për të pasur mundësi për të ngrënë ushqimin e tyre hudhin zjarrë nëpër zgavrat apo gropat për ti detyruar ato të dalin e këto pastaj ti hajnë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një lloj zogjve, sjellja e të cilëve ka çuar në pseudonimet ‘zjarrvënës’ pasi shihen duke përhapur zjarre duke kapur shkopinj flakërues dhe duke i hedhur në fusha të thata.

Deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic. Por hulumtimet e mëtutjeshme në sjelljen e tyre zbuluan se ata po përhapnin zjarret, me qëllim të përfitimit.

Eksperti i shpendëve Bob Gosford filloi një projekt të madh kërkimor në vitin 2012 bazuar në regjistrimet e fenomenit.

Ideja u nxit nga raportet e udhëheqësit të një grupi të gjuhëve Alawa, punonjësin e shëndetit dhe aktivistin Phillip Waipuldanya Roberts. “Unë kam parë një skifter të marrë një shkop duke u djegur në kthetrat e tij dhe ta hedh në një copëz të freskët me bar të thatë, gjysmë milje larg, pastaj të presë eksodin e çmendur të brejtësve dhe zvarranikëve të djegur dhe të frikësuar nga zjarri”.

“Kur ajo zonë u dogj, procesi u përsërit diku tjetër…”, citohet të ketë thënë Waipuldanya. Gjetjet përcaktuan se zogjtë në fakt po përhapnin zjarrin me qëllim, diçka që konfirmoi Gosford.

“Ka të bëjë me ushqimin, sepse nga këto kullota dalin zogj të vegjël, hardhucë, insekte, gjithçka që ikën përpara zjarrit”, ka thënë ai.

E pas gjithë kësaj ka reaguar hoxha Muharrem Ismaili i cili ka treguar atë çfarë ka ndodh dhe se ishte shumë i lënduar atë kohë kur e kishin tallur dhe ofenduar për shkak të një hadithi që e kishte cituar e për të cilin iu bë gjyqi, ndërsa sot bota shkencore po tregon se këto zvarranik dhe kafshë të tjera janë të dëmshëm e patjetër duhet të vriten, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta njerëzore./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit