1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Paniku në sektorin financiar: era recesion!

Më të lexuarat

Rënia e Silicon Valley Bank shkaktoi një panik të vërtetë në sektorin financiar dhe lajmet nga Evropa për rënien e madhe të Credit Suisse nuk i ndihmuan situatës.

Në bursa situata të kujton vitin 2008 dhe krizën e madhe financiare që goditi mbarë botën. Të gjitha tregjet kryesore të aksioneve janë në të kuqe dhe Wall Street është më i prekuri.

Edhe pse gjithçka nisi me rënien e Silicon Valley Bank, ajo u “ndihmua” më tej nga First Republic në SHBA dhe Credit Suisse në Zvicër.

Aksionet e First Republic Bank kanë rënë me 71 për qind vetëm gjatë javës së kaluar. Nga ana tjetër, Credit Suisse humbi tetë për qind të vlerës së saj në bursë, por është një goditje e madhe për tregjet evropiane.

Ky lajm nuk tingëllon aspak i mirë. Parashikohen tendenca më negative në bursa dhe qytetarët paralajmërohen për ardhjen e kohërave të vështira financiare.

Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë vënë në dukje dallimet kryesore mes kësaj situate dhe asaj të vitit 2008.

Ata theksojnë në radhë të parë faktin se banka e Silicon Valley ka punuar me sektorin e teknologjisë, i cili është goditur rëndë nga inflacioni që është bërë problem në mbarë botën.

Megjithatë, ky zhvillim i ngjarjeve në bursa nuk mund të jetë i mirë për ekonominë botërore dhe mbetet të shihet nëse mund të shmanget një krizë e madhe, shkruan Associated Press./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit