2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pamjet e Kahramanmaras para dhe pas tërmetit

Më të lexuarat

Shpërfytyrimet në epiqendrën e tragjedisë sizmike

Pamjet ajrore të marra në Kahramanmaras, epiqendra e tërmetit në Turqi, të rrugëve të ngarkuara të qytetit para dhe pas katastrofës zbuluan shkallën e shkatërrimit.

Shumë ndërtesa u shkatërruan në lagjet Dulkadiroglu dhe Onikisubat, të cilat ishin më të prekurat nga tërmetet.

Tërmetet, që shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve në të gjithë Kahramanmaras, shkatërruan ndërtesa të larta, veçanërisht në dy rrugë të rëndësishme të qytetit, në bulevardet Azerbajxhan dhe Trabzon, shkruan Anadolia.

Sazibeu, ku ndodhet stadiumi, u bë një nga vendbanimet që ndjeu pasojat shkatërruese të tërmetit.

Ndërtesat përreth stadiumit u kthyen në gërmadha.

Dhe minarja e Xhamisë Ulu, e cila ndodhet pranë sheshit Ataturk, u shemb nga tërmeti i fortë.

Të paktën 36,187 njerëz vdiqën në dy tërmete të fuqishme që tronditën Turqinë jugore më 6 shkurt.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e tyre në provincën Kahramanmaras, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Më shumë se 253,000 anëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren. Gjithsej 216.347 persona u evakuuan nga rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit