1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Palestinezët në burgjet izraelite: Dy qese bukë në ditë për tetë veta

Më të lexuarat

“Çdo javë, ata (ushtria izraelite) vinin për të na rrahur dhe na merrnin të gjitha rrobat, mbulesat e shtratit dhe dyshekët”, rrëfeu Osama Nayef Osama Marmash, një nga 39 palestinezët e liruar së fundmi nga Izraeli.

Osama Nayef Osama Marmash, një nga 39 palestinezët e liruar së fundmi nga Izraeli si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit gjatë pauzës humanitare katërditore në luftimet me grupin Hamas, foli për vuajtjet e palestinezëve brenda burgjeve izraelite.

Marmash, 16 vjeç, i cili është nga Nablusi në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, tha se ishte arrestuar nën masën e “burgimit administrativ” pesë muaj më parë.

“Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite mësuan për marrëveshjen e shkëmbimit të premten, pas lirimit të një numri njerëzish”, tha ai për Anadolu.

“U zgjova në mëngjes, lava fytyrën dhe lexova nga Kurani përpara se ushtarët izraelitë të fillonin të enden nëpër qelitë e të burgosurve për të zgjedhur emrat e të liruarve, ndërsa emri im ishte në mesin e tyre”, tha ai.

“Që në tetë të mëngjesit, kemi pritur në të ftohtë derisa erdhi Kryqi i Kuq dhe na mori nga burgu i Oferit”, rrëfeu Marmash.

“Çdo javë, ata (ushtria izraelite) vinin për të na rrahur dhe na merrnin të gjitha rrobat, mbulesat e shtratit dhe dyshekët”, tregon ai.

Ai tha se ushtria izraelite i jepte çdo të burgosuri një mbulesë shtrati shumë të hollë.

Ai tregoi një flamur të Brigadave Al-Qassam, krahut të armatosur të grupit palestinez Hamas, të cilin e mbante në qafë për shkak të të ftohtit ekstrem.

Marmash kujtoi se ushtria izraelite një herë derdhi ujë mbi të burgosurit pavarësisht motit të ftohtë, duke theksuar se ushqimi i ndarë për të burgosurit ishte shumë i vogël.

“Na jepnin dy qese bukë në ditë dhe ne ishim tetë veta”, tha ai.

Ai përshëndeti Brigadat Al-Qassam, duke shtuar: “Allahu i mëshiroftë dëshmorët dhe i shëroftë të plagosurit”.

Një pauzë humanitare katërditore e ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe ShBA-ja hyri në fuqi të premten, duke ndaluar përkohësisht sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Si pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, deri më tani janë liruar 39 pengje izraelite nga Rripi i Gazës dhe 117 palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit