Qeveria palestineze i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët në Kudsin Lindor të okupuar nga hebrenjtë fanatikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratë nga presidenca palestineze u publikua pasi policia izraelite ndërhyri me shok bomba dhe TOMA (automjete për ndërhyrje në ngjarjet shoqërore) tek palestinezët që u mblodhën pranë Portës së Damaskut në Qytetin e Vjetër në Kudsin Lindor pas namazit të taravisë.
Deklarata e publikuar në agjencinë palestineze të lajmeve WAFA theksoi se Kudsi Lindor është kryeqyteti i Shtetit Palestinez dhe “vija e kuqe” e tij.
Në deklaratë u dënuan provokimet e bëra nga hebrenjtë fanatikë duke brohoritur parulla vdekjeje për arabët dhe gjithashtu Izraeli u konsiderua përgjegjës për dobësinë e sigurisë.
Në deklaratë u bë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të mbrojë palestinezët në Kuds nga kolonët hebrenj.
Nga ana tjetër, anëtari i Komitetit Qendror të Fatah, Huseyin al-Sheikh, në llogarinë e tij në Twitter deklaroi se lufta kundër hebrenjve është këmbëngulja dhe lufta e sovranitetit që Kudsi të jetë kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës.
“Kjo është një luftë e vërtetë në të cilën ne mbrojmë Kudsin tonë dhe vendet tona të shenjta”, tha Sheikh.
Në një deklaratë të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se numri i palestinezëve të plagosur në ndërhyrjen e policisë rreth Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor u rrit në 105.