-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Palestina dënon deklaratat e kryeministrit izraelit “kundër shtetit palestinez”

Më të lexuarat

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Palestinës thuhet se “Deklaratat e Bennett, janë tregues i vazhdimit të kolonializmit dhe armiqësisë ndaj paqes”

Palestina ka dënuar deklaratën e kryeministrit izraelit Naftali Bennett i cili në një intervistë për gazetën britanike “Times” ka kundërshtuar formimin e shtetit të pavarur palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Palestinës thuhet se “Deklaratat e Bennett, janë tregues i vazhdimit të kolonializmit dhe armiqësisë ndaj paqes”.

Retorika në fjalë e Bennett vlerësohet si kokëfortësi në deklaratën e ministrisë në të cilën thuhet se “Pozicionet dhe politika e Bennett janë një sfidë e hapur ndaj konsensusit ndërkombëtar, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të OKB-së lidhur me konfliktin Palestinë-Izrael”.

Më tej në deklaratën ku dënohen deklaratat e kryeministrit izraelit theksohet se “Këto shprehje injorojnë qëndrimet dhe kërkesat ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në e cila bën thirrje për ndërtimin e besimit mes Palestinës dhe Izraelit”.

Në vazhdim pasi theksi vihet mbi zgjidhjen me dy shtete, bëhet e ditur se deklaratat e Bennett nënkuptojnë “pengesë” ndaj përpjekjeve të SHBA-së dhe atyre ndërkombëtare për t’i dhënë fund problemit Izrael-Palestinë në bazën e zgjidhjes me dy shtete.

Kryeministri izraelit Bennett në një intervistë për gazetën britanike “Times” tha se “Krijimi i formësimeve të ngjashme shtetërore nuk funksionon. Aktualisht nuk ka asnjë lider të vetëm të rëndësishëm në rajon që beson se është e mundur të hyhet në procesin e negociatave të paqes”.

Palestinezët kërkojnë formimin e shtetit të pavarur të Palestinës në kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Kudsin Lindor. Ndërsa qeveria e Tel Avivit kundërshton këtë kërkesë duke pretenduar se “i gjithë Kudsi është kryeqytet i Izraelit”.

Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës u ndërprenë në prill 2014 për shkak se Izraelit nuk pranoi “kufijtë e vitit 1967, të drejtën e rikthimit të palestinezëve të cilët janë përballur me migrimin e detyruar si dhe të ndalë ndërtimin e njësive të paligjshme të kolonëve hebrenj”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit