20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Turqia vendosë “Revolucionin e Zhvillimit të Gjelbër” në qendër të punës

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se të frymëzuar nga kultura e lashtë e Turqisë, vendosën “Revolucionin e Zhvillimit të Gjelbër” në qendër të gjithë punës, ndërsa shprehu vendosmërinë e tij për të luajtur një rol udhëheqës dhe aktiv në zgjidhjen e krizës klimatike.

Presidenti Erdogan shkroi një hyrje për librin “Revolucioni i Zhvillimit të Gjelbër të Turqisë” të përgatitur nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës.

Duke vënë në dukje se revolucioni industrial dhe qëndrimi i qytetërimit perëndimor për natyrën si një mall që duhet dominuar sot e lë botën vetëm me fatkeqësitë mjedisore, Erdogan tërhoqi vëmendjen se botëkuptimi që nuk respekton ajrin, ujin dhe tokën dhe dikton më shumë prodhim dhe fitim, e bën botën një vend gjithnjë e më të pajetueshëm.

Erdogan deklaroi se fatkeqësitë natyrore të viteve të fundit tregojnë se vendet që shpërfillin parimet e zhvillimit të gjelbër po dëmtojnë të gjithë njerëzimin së bashku me vetën e tyre, ndërsa nënvizoi nevojën për një udhërrëfyes të ri që fokusohet dhe vlerëson mjedisin dhe jo përfitimin ekonomik.

“Si anëtarë të një qytetërimi që thotë, ‘Mbillni fidanin që keni në dorë edhe nëse e dini që apokalipsi do të bëhet nesër’, ne dimë që mbrojtja e natyrës është një nga prioritetet kryesore për vendin tonë”, tha Presidenti Erdogan, duke kujtuar se Turqia në procesin e respektimit të Marrëveshjes së Parisit do të ndërmerr hapa seriozë në kuadër të objektivit të reduktimit të emetimeve dhe është angazhuar që deri më 2053 “të reduktojë emetimet në zero”, veçanërisht me gazrat serrë nga lëndët djegëse fosile, të cilat shkatërrojnë oqeanet.

Duke vënë në dukje se dizajni i makinës së parë vendase elektrike të Turqisë, përparimet në teknologjitë e rinovueshme, stimujt për ndërtesat dhe qytetet inteligjente janë shembuj të preferencave në këtë drejtim Erdogan tha: “Ndryshimet klimatike tregojnë se sa të drejtë ka vendi ynë në kundërshtimet e tij ndaj padrejtësive në sistemin global të qeverisjes. Është e rëndësishme që lufta kundër krizës klimatike, e cila është problemi i përbashkët i gjithë njerëzimit, të bëhet mbi bazën e bashkëpunimit global dhe solidaritet. Vendet e zhvilluara që thellojnë ndryshimet klimatike me politikat e tyre ekonomike të deritanishme duhet të marrin më shumë detyrime në këtë proces. Përndryshe, padrejtësitë e reja janë të pashmangshme. Si Turqi, ne i japim mbështetje të sinqertë luftës kundër ndryshimeve klimatike, megjithëse përgjegjësia jonë historike në këtë pikë pothuajse nuk ekziston, ne besojmë se njerëzimi tani ka arritur në një udhëkryq në luftën kundër krizës klimatike. Është bërë një domosdoshmëri për njerëzimin që të veprojë me një mirëkuptim që respekton të drejtat e fëmijëve tanë dhe të gjitha krijesave të gjalla në tokë mbi mjedisin. Në periudhën e ardhshme, Turqia është e vendosur të marrë një rol udhëheqës dhe aktiv në zgjidhjen e krizës klimatike, duke vendosur Revolucionin e Zhvillimit të Gjelbër në qendër të gjithë punës, të frymëzuar nga kultura e saj e lashtë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit