2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Palestina apel PE-së të përballet me vendimin e Izraelit kundër UNRWA-së

Më të lexuarat

Izraeli ka akuzuar punonjësit e UNRWA-së për bashkëpunim në sulmin ndërkufitar të 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas, duke pretenduar se programet arsimore të agjencisë “promovojnë terrorizmin dhe urrejtjen”.

Kryeministri palestinez Mohammad Mustafa i kërkoi Parlamentit Evropian të dielën të përballet me vendimin e Izraelit për të ndaluar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) të veprojë në territoret e pushtuara palestineze.

Mustafa u takua me një delegacion nga parlamenti në zyrën e tij në Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas një deklarate nga zyra e tij. Ai i kërkoi delegacionit të “përballet me vendimin e Izraelit për të ndaluar punën e UNRWA-së, e cila politikisht synon të fshijë të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer dhe kontribuon në përkeqësimin e kushteve humanitare në territoret palestineze”.

Më 28 tetor, 92 anëtarë të Knessetit ose parlamentit izraelit prej 120 vendesh, votuan në favor të ndalimit të aktiviteteve të agjencisë së OKB-së në territoret e pushtuara palestineze, një veprim që u dënua nga vendet evropiane dhe perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare.

Izraeli ka akuzuar punonjësit e UNRWA-së për bashkëpunim në sulmin ndërkufitar të 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas, duke pretenduar se programet arsimore të agjencisë “promovojnë terrorizmin dhe urrejtjen”. UNRWA-ja, me seli në lagjen Sheikh Jarrah të Jerusalemit Lindor, mohon akuzat dhe pohon se mbetet neutrale, duke u fokusuar vetëm në mbështetjen e refugjatëve.

Izraeli ka vazhduar një ofensivë shkatërruese në Gaza që nga sulmi tetorin e kaluar nga Hamasi, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm. Më shumë se 43.300 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 102,000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit