3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

A është e pranueshme të falem me qerpikë fallco të ngjitur?

Më të lexuarat

A është e pranueshme të falem me qerpikë fallco të ngjitur?
• Si ndikon përdorimi i qerpikëve fallco në namaz dhe çfarë duhet të kemi parasysh për ta bërë këtë?

Përgjigje:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s. familjen e tij fisnike dhe shokët e tij.

Fillimisht duhet të theksojmë faktin se ngjitja e qerpikëve për estetikë shtesë është qështje diskutabile mes dijetarëve bashkëkohor nëse lejohet fetarisht apo jo. Po themi për estetikë shtesë ngase në rast nevoje kur për një arsye apo tjetër i ka humbur qerpikët e vet i lejohet që ti mbjell apo ti ngjes për ta kthyer defektin në normailtet.
Ndërsa për estetikë shtesë një grup jo i vogël i dijetarëve e konsiderojnë të ndaluar, ani pse ka edhe të atilllë që e kanë lejuar kur ai bëhet brenda suazave të lejuara: bashkëshortja për bashkëshortin e vet.
Prandaj ne i sygjerojmë motrave besimtare ta evitojnë një intervenim të këtillë dhe të mos kaplohen mas trendeve që nuk dijnë të ndalur.

Por në rast se e bën si qëndron puna e namazit siç është pyetja në këtë rast?!
Sa i përket namazit qerpikët articial nuk shkaktojnë pengesë direkte, por ata mund të jenë problematik për abdestin dhe guslin dhe rrjedhimisht edhe për namazin.
Kjo varet nga mënyra e ngjitjes, nëse është ngjitje mbi qepallën e syrit dhe ajo mbetet aty përgjatë larjes së fytyrës, pra është afatgjatë, abdesti dhe gusli nuk janë të vlefshëm pasiqë pengon kontaktin e ujit me pjesën përkatëse të fytyrës e cila është obligative të lahet.
Ndërsa nëse është kapje e qimes së qerpikut artificial me atë natyral siç ndodh në atë që e quajnë “mbjellje” të qerpikëve atëherë kjo nuk pengon në abdest/gusl dhe rrjedhimisht as në namaz.
Vallahu a’lem.

/Burimi: pergjigje.net/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit