Sipas deklaratës së bërë nga Njësia e Marrëdhënieve Publike të Ushtrisë së Pakistanit (ISPR), shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, Tarakcı, u takua me komandantin e Forcave Tokësore të Pakistanit, gjeneral Bajva Rawalpindi
Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneral-lejtnant Veli Tarakcı, i cili ndodhet në Pakistan në kuadër të vizitës së tij zyrtare, me komandantin e forcave tokësore pakistaneze, gjeneralin Qamar Javed Bajva, diskutoi për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, sigurinë rajonale dhe Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së bërë nga Njësia e Marrëdhënieve Publike të Ushtrisë së Pakistanit (ISPR), shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, Tarakcı, u takua me komandantin e Forcave Tokësore të Pakistanit, gjeneral Bajva Rawalpindi.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri mes dy vendeve dhe zhvillimet në Afganistan.
Komandanti i Forcave Tokësore të Pakistanit Bajva theksoi rëndësinë e paqes në Afganistan dhe tërhoqi vëmendjen për nevojën e përpjekjeve ndërkombëtare për parandalimin e krizës humanitare në këtë vend.
Bajva theksoi se ata vlerësojnë shumë marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë, të cilat kanë një histori të rrënjosur thellë dhe bazohen në lidhje kulturore dhe fetare.
– Bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve është rritur në vitet e fundit
Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, Tarakcı, u ndal në rritjen e bashkëpunimit me ushtrinë pakistaneze në fusha të ndryshme dhe vlerësoi rolin e Pakistanit në Afganistan, menaxhimin e kufijve dhe stabilitetin rajonal.
Të dyja palët ranë dakord të forcojnë lidhjet ushtarake në trajnim dhe kundër terrorizmit.
Pakistani dhe Turqia kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak dhe mbrojtës gjatë viteve të fundit.
Pakistani nënshkroi një marrëveshje me Turqinë për 4 korveta MİLGEM në 2018.
Në kuadër të projektit, 2 anije prodhohen në Stamboll dhe 2 anije në Karaçi. MİLGEM i parë synohet t’i dorëzohet marinës pakistaneze në vitin 2023.