Zyrtarët e Pakistanit thonë se aeroplanët luftarakë dhe helikopterët ushtarakë i kanë bombarduar pozicionet e luftetarëve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, pas një fushate të talibanëve kundër forcave të sigurimit në këtë rajon.
Një zyrtar ushtarak pakistanez i tha sot Radios Evropa e Lirë se së paku 25 talebane janë vrarë gjatë natës në sulmet ajrore në Provincën Vaziristani Verior dhe rajonet fisnore në Khyber.
Sipas këtij zyrtari, në mesin e të vrarë janë edhe luftetaret e involvuar në dy sulme me bomba në Peshavar, vitin e kaluar, dhe sulmet aktuale kundër një konvoji të ushtrisë në qytetin Banu.
Operacioni i ushtrisë së Pakistanit u bë pasi sulmuesit talibanë me bomba i kanë vrarë së paku 33 ushtarë në dy sulme, gjatë 24 orëve të fundit.
Në mesin e 14 të vrarëve në qytetitn Ravalpindi, ditën e hënë, ishin edhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë./rel