1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pacolli kërkon avancimin e të drejtave të boshnjakëve në Sanxhak

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sot presidentin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglianin, me të cilin ka biseduar për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak.

Uglianin e kishte ftuar Pacollin që ta vizitojë Sanxhakun, por që vizita e tij nuk ishte lejuar nga autoritete e Serbisë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Në Ministrinë e Punëve të jashtme sot, prita presidentit e Këshillit kombëtar të boshnjakëve të Sanxhakut z. Sulejman Uglianin. E falenderova për ftesën që pranova para disa ditësh dhe i shpreha keqardhjen që për arsye të njohura nuk munda të marr pjesë. Me z.Uglianin biseduam për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe i shpreha mbështetjen në kërkesat e tyre për avansim të të drejtave konform standarteve tanimë të avansuara ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit