17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ngrihet kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt

Më të lexuarat

“Saga” me zëvëndësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, po vazhdon edhe sot. Kësaj radhe, Indeksonline mëson se drejtori për ekonomi dhe financa në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ertan Simitçi ka ngritur kallëzim penal ndaj Dedajt.

Simitçi në kallëzim penal ndaj ish kryetarit të Partisë Liberale thotë se me postimin ofendues ndaj komunitetit turk është shkelur e drejta e kombësisë të cilat janë të siguruara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Shkresa i është dorëzuar Prokurorisë së Shtetit në Prizren.

Ndryshe, edhe deputetët e komunitetit turk në Kosovë dje i kanë kërkuar kryeministrit Haradinaj shkarkimin e Dedajt, në të kundërtën paralajmëruar daljen nga koaolicioni qeverisës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit