1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PA RREZIMIN E IDHUJVE, S’HAPET RRUGA DREJT NDRIÇIMIT!

Më të lexuarat

Idhujt ekzistojne edhe sot. Vetem forme ndryshojne. Ne thelb jane te njejte. Bejne adhuruesit e tyre te mos i binden te drejtes, te vertetes. I mbajne larg drites. I bejne te harrojne veten dhe te verteten e saj. Behen perde mes tyre dhe te vertetes. Iu premtojne njerezve furnizim e mireqenie, e nuk synojne veçse humbjen dhe rrenimin e tyre. Adhuruesit e tyre shesin identitet e dinjitet duke shpresuar se po fitojne, edhe pse shume prej tyre e dine se s’jane duke bere gjene e duhur.

Keta idhuj jane emra njerezish, te cilet roberojne njerez! Jane ne gjendje te sakrifikojne gjithçka, per t’u bere idhull qe adhurohet; per t’u bere i madh, qe t’i nenshtrohesh. Krijesa qe pretendojne se e mira dhe e keqja eshte ne duart e tyre. Keta urdherojne te sakrifikohet ne emer te drejtesise, ndersa nuk urdherojne veçse padrejtesine. Keta jane qe ne kurriz te drejtesise shtypin te drejten e drejtesine.
Pa u rrezuar keta idhuj, nuk mund te hapet rruga drejt ndriçimit! Keta idhuj rrezohen me shkoqjen e tyre nga mendjet e zemrat. Duke i mohuar. Duke i pergenjeshtruar. Pa u rrezuar keta roberues nuk mund te çlirohen adhuruesit zemer e mendje mbyllur. Me rrezimin e tyre, hapet drita, e mbuluar prej kryelartesise e padrejtesise se tyre.
E shoh fundin e tyre. Besoj edhe ju jeni duke e pare!

Avni Tafili

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit