Presidentja, mesazhe në kazermën e Istogut në kulmin e një krize barrikadash me Serbinë
Në kulmin e një krize me erë lufte me Serbine, Presidentja Osmani është parë sërish e veshur me uniforme ushtarake. Në rolin dhe të Komandantes Supreme të Ushtrisë së Kosovës, ajo ka mbajtur fjalim vjetor para ushtarëve të Forcave Speciale të Kosovës në kazermën e Istogut.
“FSK-ja është e gatshme dhe e përgatitur”, ka thënë ndër të tjera ajo gjatë fjalimit.
“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin. Është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë.
Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet”, tha gruaja në krye të shtetit të Kosovës. /tesheshi.com/