9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gazetari francez Jean-Michel Brun për AA: Politika anti-Türkiye ushqen Islamofobinë

Më të lexuarat

“Politika anti-Türkiye ushqen Islamofobinë. Mund të mendojmë se atmosfera Islamofobike e qeverisë sonë, mund të kalojë në veprim njerëzit që janë mendërisht të paqëndrueshëm”, tha Brun

Gazetari francez Jean-Michel Brun tha se mbështetësit e organizatës terroriste PKK dogjën qytetin pas sulmit me armë më 23 dhjetor në Paris dhe se gjatë protestave u hodhën slogane kundër Türkiye-s dhe se kjo përbën problem.

Redaktori i faqes së lajmeve “Musulmans en France”, Brun në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli lidhur me dhunën që shkaktuan mbështetësit e organizatës terroriste PKK pas sulmit javën e kaluar në Paris.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin lidhur me ngjarjet e dhunshme pas vizitës së tij menjëherë pas sulmit në rajon dhe deklaratës për media tha se “Aty u hodhën slogane kundër Türkiye-s dhe kjo përbën problem”.

Brun tha se një ditë pas sulmit mbështetësit e organizatës terroriste PKK më 24 dhjetor dëmtuan disa automjete, disa i dogjën dhe ndaj policisë hodhën sende të ndryshme. “Kjo situatë nuk është protestë në mbështetje të atyre që humbën jetën dhe është kryer me qëllim politik”, tha ai.

“Nga drejtësia franceze dihet se Qendra Kulturore ‘Ahmet Kaya’ e cila ka statusin e shoqatës në zonën e 10-të të Parisit, ka lidhje të ngushta me organizatën terroriste PKK. Gjykata e Lartë e Apelit në vitin 2014 miratoi shpërbërjen e shoqatës”, tha gazetari francez duke tërhequr vëmendjen se shoqata ende është e hapur pavarësisht se kanë kaluar 8 vite.

Brun tha se është kurioz të dijë se si janë toleruar autoritetet e kësaj shoqate dhe se për këtë kanë qenë efektive politikat e ndjekura nga qeveria franceze.

Ai thekson se shoqatat kurde pro-organizatës terroriste PKK “tolerohen pjesërisht sepse i shërbejnë në një farë mënyre politikës anti-turke” të qeverisë franceze. “Politika anti-Türkiye ushqen Islamofobinë. Mund të mendojmë se atmosfera Islamofobike e qeverisë sonë, mund të kalojë në veprim njerëzit që janë mendërisht të paqëndrueshëm”, u shpreh Brun.

Më tej ai rikujtoi se i dyshuari për sulmin 69-vjeçari francez ka sulmuar më parë me shpatë refugjatët sudanezë në kampin e refugjatëve në parkun “Bercy” në Paris dhe se ai sapo ka dalë nga burgu. Brun thotë se sulmi më 23 dhjetor nuk është “politik” por sulm “racist”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit