Mijëra etiopianë ortodoksë janë mbledhur për të pritur festën e “zbulimin e kryqit të vërtetë”, që njihet si “Meskel”, festë kjo e cila festohet çdo vit
ADDIS ABEBA (AA) – Mijëra etiopianë ortodoksë janë mbledhur për të pritur festën e “zbulimin e kryqit të vërtetë”, që njihet si “Meskel”, festë kjo e cila festohet çdo vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Besimtarët ortodoksë kanë organizuar festimet në Sheshin e Kryqit në Addis Abeba, duke veshur rroba tradicionale.
Në aktivitetet në shesh u morën masa të larta të sigurisë, ndërsa morën pjesë edhe prijës shtetërorë dhe fetarë dhe turistë.
Tradicionalisht, me qirinj në dorë, njerëzit u mblodhën rreth një zjarri të madh në shesh për të bërë lutje dhe për të kënduar psalme dhe këngë.
Sipas burimeve historike, dita e “zbulimit të kryqit të vërtetë” filloi pasi perandoresha romake Helena në shekullin IV zbuloi kryqin që besohet se ishte kryqi në të cilin u kryqëzua Isai (Jezusi) dhe pasi u ndez zjarri për ta festuar këtë.
Kjo ditë, e cila prej qindra vitesh shënohet si festë nga ana e ortodoksëve etiopianë dhe eritreanë, çdo vit festohet më 27 shtator, ndërsa në vite të brishta më 28 shtator.