12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Zv/kryeministri i Turqisë Akdağ vizitë në Bangladesh

Më të lexuarat

Zv/kryeministri Akdağ gjatë deklaratës së tij tha se Turqia do të ndërtojë një kamp me kapacitet prej rreth 100 mijë personave në Bangladesh

CON’X BAZAR (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë Recep Akdağ vizitoi kampin e refugjatëve të muslimanëve të Arakanit në Bangladesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Akdağ gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Bangladeshit në Dakka u shoqërua nga bashkëshortja e tij Şeyma Akdağ, kryetari i drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave Mehmet Güllüoğlu dhe deputeti nga partia AK Ebubekir Gizligider.

Akdağ në Dakka u prit nga zyrtarët dhe më pas së bashku me delegacionin e Bangladeshit nën kryesimin e ministrit të Ndihmës dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Mofazzal Hossain Chowdhury Maya vizitoi kampin e refugjatëve në Con’xbazar.

Në fushën e kampit Akdağ bëri vlerësime në pjesën e përgatitjes së ushqimit për refugjatët nga anëtarët e Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) dhe më pas u takua me refugjatët. Ai këtu bëri ndarjen e pakove të ndihmës për muslimanët e Arakanit.

Do të ndërtohet kampi për 100 mijë persona

Zv/kryeministri Akdağ në deklaratën e tij tha se Turqia do të ndërtojë një kamp me kapacitet prej rreth 100 mijë personave në Bangladesh.

Duke vënë në dukje se autoritetet e Bangladeshit kanë marrë informacione për hapësirën dhe vendin ku do të ndërtohet kampi, Akdağ thotë se edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka dhënë udhëzimin që materialet të cilat do të përdoren në ndërtimin e kampit të sigurohen nga tregtarët në Bangladesh.

Akdağ tha se në rast se autoritetet e Bangladeshit tregojnë vendin se ku do të bëhet ndërtimi, menjëherë do të fillojnë punimet e ndërtimit të kampit.

Në takim me muslimanët e Arakanit dhe vullnetarët e Bangladeshit, Akdağ përcolli përshëndetjet e presidentit Erdoğan dhe të kryeministrit Binali Yıldırım. Për vizitën e zv/kryeministrit Akdağ interesim të madh treguan edhe mediat e huaja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit