3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Orban sheh rrezik për identitetin e Evropës me migrantët myslimanë

Më të lexuarat

“Identiteti i Evropës është qenësisht i kërcënuar nga fluksi masiv i migrantëve, shumica prej tyre myslimanë, të cilët do të jetojnë bashkërisht në komunitete paralele të cilat nuk do të integrohen, nëse lejojmë hyrjen e tyre”, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një intervistë për gazetën The Times.

Ai është zotuar se do ta ruajë” identitetin e krishterë të Hungarisë”, duke thënë se ka përplasje të pashmangshme kulturash “ndërmjet migrantëve myslimanë dhe vendeve nikoqire të BE-së, jo vetëm në baza fetare, por edhe në baza të stilit të jetës dhe vlerave në përgjithësi”.

Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, për të penguar hyrjen e migrantëve nga Lindja e Mesme, kryesisht Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilët përmes territorit hungarez synojnë të arrijnë në Gjermani.

Mbyllja e kufirit ka nxitur përplasje të mërkurën më 16 shtator ndërmjet refugjatëve dhe forcave hungareze, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për të shpërndarë turmën afër kufirit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit