-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Operacioni ‘fshesa’ i domosdoshëm në Shqipëri dhe Kosovë

Më të lexuarat

Analisti Haki Abazi, ka reaguar përmes rrjetit social në Facebook për katandisjen e vlerave shqiptare, sikur ai e ka quajt për të cilën thotë se nuk duhet duruar më një kastë politike e degjeneruar si kjo.

Ai i ka marrë shembujt si në Shqipëri të Edi Ramës, e duke u ndalur edhe në Kosovë të Hashim Thaçi, Kadri Veseli, etj.

Postimi i plotë:

Katandisje e vlerave- shqiptaret nuk duhet duruar me nje kaste të degjeneruar politike si kjo

Fjalori i Rames tregon deshtimin e tij dhe rrjedhimisht të Partise Socialiste ne Shqiperi dhe është indikator i niveli të dhimbshem ku sot gjendet Shqiperia. Pasoje e arrogances e mungeses se vizionit te poltikaneve ne Shqiperi është edhe ikja e të rinjeve por edhe ana ekstreme e shitjes se vajzave per 2000 euro ne Shumadi.

Thaci thote se Kosova nuk do të pranoje marreveshje qe nuk pranohet ne Washington. Thaci po harron se ofendimi tij per Qytetaret e vendit ka arritur kulmin perderisa edhe durimit të qytetareve po I vije fundi.

Gerditshem po më vije më thene qe ju kam tregu qe keta të PSD kane me votu bugjet per mos me leju qe gjykata kushtetuese me rrezu rezultatin ne zgjdhjet ne Prishtiné. Edhe njehere gjykata kushtetuese është ne sherbim te klanit PRONTO ndersa PSD paterice e klanit PRINTO.

Veseli eshte nje frikacak qe nuk guxon me shku ne zgjedhje sepse as partia e tij nuk e Votojne me. Ai krekoset per luften qe paska bere, por UCK ka qene Adem Jashari, Sali Ceku, Ilir Konushevci, Edmond Hoxha, Komandant Drini, Zahiri Pajaziti,Fehmi e Xheve Lladrovci, … e jo ai e Thaci, Ata kane vetem zhvatesitw e luftes dhe perfituesit nga paqja.

Per PSD e Alternativen vetem fjala tezgaxhinje, model i shitjes ne “red distriktin e politikes” kosovare mund të jete pasyrimi me i perpiket. Rehabilitimi dhe pranimi i veprimeve të tyre sado minore qe është shton pezmin dhe zhgenjimin tek njerzit parimore dhe konsistent ne qendrimet e tyre.

Nje operacion “fshesa” është i domosdoshem ne zgjedhjet edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove. Mbeturinat meritojne hedhjen ne shporte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit