17.3 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Operacion kundër FETO-s në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

16 personat të cilët janë shtetas turq janë ndaluar dhe pas procedurave janë deportuar në Turqi

ANKARA (AA) – SERTAÇ BULUR

Në Arabinë Saudite, 16 persona për të cilët është konstatuar se duke zhvilluar organizime të tilla si Haxhi dhe umre-ja transferonin të ardhura financiare për organizatën terroriste FETO/ Strukturës Shtetërore Paralele (FETO/PDY), pasi janë ndaluar nga autoritetet saudite janë deportuar duke iu dorëzuar autoriteteve turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së, mësohet se Shërbimi Inteligjent i Turqisë (MIT) ka luajtur një rol efektiv për kapjen e 16 personave të dyshuar se zhvillonin aktivitete të organizimeve të Haxhit dhe umresë në Arabinë Saudite, ku këto ardhura ia transferonin FETO-s. Mësohet se këto persona në kuadër të strukturës në Arabinë Saudite vazhdonin aktivitetet për organizatën.

Ndër të tjera mësohet se 16 personat të cilët janë shtetas turq janë ndaluar pasi janë ndarë me autoritetet saudite informacionet për identitetin e tyre. Të dyshuarit pas procedurave janë deportuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se të dyshuarit ndaj të cilëve në Turqi ka patur një urdhër arresti me arsyen se janë anëtarë të FETO-s janë arrestuar nga ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe janë dërguar në polici për të dhënë deklaratat e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit