17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Gaza, hapet për tre ditë kalimi kufitar Refah

Më të lexuarat

Gjatë tri ditëve, studentët, nxënësit dhe të huajt që kanë leje qëndrimi mund të kalojnë në Rripin e Gazës

GAZA (AA) – Administrata e Egjiptit ka hapur kufirin në Refah, që lidh vendin me Rripin e Gazës për një periudhë tre ditore, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria për Kalimet Kufitare që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gaza, njoftoi se autoritetet egjiptiane hapën kalimin Refah për kthim në Gaza.

Gjatë tri ditëve, studentët, nxënësit dhe të huajt që kanë leje qëndrimi mund të kalojnë në Rripin e Gazës. Drejtoria njoftoi se rreth 20.000 njerëz kanë paraqitur kërkesë të kalojnë kufirin për motive humanitare.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza, muajin e kaluar i bëri thirrje Egjiptit të hap vendkalimin kufitar Refah, i cili kishte qëndruar i mbyllur për 45 ditë.

Administrata egjiptiane, hap në periudha të shkurta kohore vendkalimin kufitar Refah, i cili është mbyllur pas puçit ushtarak në Egjipt më 3 korrik 2013.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit