3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Opel do të prodhojë Rocks E-Xtreme të dizajnuar nga studentët

Më të lexuarat

Kompania Opel synon të prodhojë katërciklin elektrik Rock-e, pasi i dha mundësi adhuruesve të kësaj marke dhe llojit të “veturës” që ta dizajnojnë.

Dizajni fitues në garë i takon Lukas Wenzhofer, studentit të shkollës së dizajnit pranë Universitetit Pforzheim në Gjermani, që dizajnoi Rocks E-Xtreme.

Wenzhofer ka krijuar konceptin e tij gjatë vitit të kaluar, e kjo befasoi aq shumë krerët e Opelit sa që ia dhanë çmimin.

Krahasuar me Rocks standarde, ndryshimet janë të mëdha. Versioni i Wenzhoferovit i ka rrotat e nxjerra jashtë karrocerisë. Rrotat unike kundër baltës e ndihmojnë të jetë mjet i përshtatshëm për të gjitha terrenet.

Ndryshimet e trupit vazhdojnë me kornizën tubulare rreth kabinës dhe ka gjithashtu dy reflektorë dhe një krah të gjatë të pasëm me panele anësore masive.

“Opel Rocks-e u mundëson të rinjve të jenë të lëvizshëm dhe të shijojnë një përvojë të pafiltruar drejtimi. Koncepti im i adoptoi këto karakteristika dhe i solli ato në nivelin më të lartë. Aftësitë jashtë rrugës nxisin një ndjenjë lirie në rrugën drejt çdo destinacioni. Premton më shumë sportivitet më argëtues për të vozitur dhe tregon se lëvizshmëria elektrike është më shumë se një zgjidhje e arsyeshme”, tha stilisti i ri.

Opel do të prodhojë vetëm një njësi e deri më tani nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm.

/Motilokal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit