0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Omran është një fëmijë me shumë fat”, mesazhi prekës i doktorit për botën (Video)

Më të lexuarat

5-vjeçari Omran Daqneesh, u bë simbol i vuajtjeve të Aleppo-s. Fotografia e një djali sirian të tronditur që qëndronte i ulur në një ambulancë, i mbuluar me gjak dhe pluhur, i cili u nxor nga rrënojat pas një sulmi ajror në Aleppo, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.
Mjeku i Aleppo-s i cili ka trajtuar plagën në kokë të 5-vjeçarit, tha se Omran ishte një fëmijë me shumë fat .

Në videon e tij të postuar në internet, ai gjithashtu i ka dhënë një mesazh mbarë botës, duke thënë se Omran ishte vetëm një “copëz” e katastrofës që po ndodh në Aleppo.
“Do doja të thoja se Omran është një fëmijë me shumë fat. Sepse ai gjeti dikë që ta ndihmonte atë. Ai gjeti dikë që ta nxirrte nga rrënojat. Ai gjeti një ambulancë për ta çuar atë në spital. Ai gjeti doktorë në spital, për t’u kujdesur për të.

Do të doja t’iu thoja se gjenden qindra fëmijë dhe gra që qëndrojnë poshtë rrënojave në Aleppo. Gjenden fëmijë dhe civilë të cilët janë kthyer në copa në qytetin e Aleppos, për shkak të regjimit.

Dhe do doja të thoja se Omran është me shumë fat sepse plagosja e tij nuk është e rëndë, në mënyrë që ta bëjë atë të paaftë për të lëvizur.

Dua t’iu them se Omran është me shumë fat, sepse ai u plagos përpara se të shkatërroheshin të gjitha spitalet në Aleppo.

Omran nuk është vetëm. Omran është një “copëz” e kësaj katastrofe në Aleppo..

https://www.youtube.com/watch?v=VczQ-4i03Us

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit