4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB: Vrasja e civilëve në sulmet e Izraelit në Gaza është e papranueshme

Më të lexuarat

“Dënoj humbjen e jetës së civilëve në sulmet ajrore të Izraelit. Kjo është e papranueshme”, tha koordinatori special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Wennesland

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dënuar dhe i ka quajtur “të papranueshme” sulmet ajrore që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës nën bllokadë ku humbën jetën 13 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, transmeton Anadolu.

Koordinatori special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me sulmet ajrore që Izraeli kreu në mëngjes duke vendosur në objektiv anëtarët e Lëvizjes Palestineze Xhihadi Islamik dhe një numër të madh civilësh në Rripin e Gazës.

“Zhvillimet në Gaza pas sulmeve ajrore të Izraelit me kanë shqetësuar thellë”, tha Wennesland i cili tërhoqi vëmendjen se në këto sulme u vranë 13 palestinezë, përfshirë 3 anëtarë të Xhihadit Islamik, një mjek, 5 gra dhe 4 fëmijë, ndërsa u plagosën mbi 20 palestinezë.

“Dënoj humbjen e jetës së civilëve në sulmet ajrore të Izraelit. Kjo është e papranueshme”, deklaroi Wennesland.

“Ftoj të gjitha palët përkatëse të tregohen të vetëpërmbajtur në nivelin më të lartë dhe të distancohen nga përshkallëzimi i tensioneve. Ftoj të gjitha palët të jenë në kontakt gjithëpërfshirës për të shmangur një konflikt më të gjerë i cili mund të shkaktojë pasoja shkatërruese për të gjithë”, tha koordinatori special i OKB-së.

Në sulmet ajrore që ushtria izraelite kreu në orët e mëngjesit kundër Gazës, u vranë 13 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra. Në sulme u plagosën mbi 20 palestinezë ku disa prej tyre rëndë.



/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit