2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Studentët emigrantë, në shënjestër të një sulmi racist në Gjermani

Më të lexuarat

Ndërsa superfuqia ekonomike e Europës varet nga të ardhurit, sulmohen pikërisht këta të fundit

Një grup studentësh emigrantë iu desh të anulonin një ekskursion pasi u ofenduan dhe kërcënuan racialisht nga ekstremistët e krahut të djathtë në shtetin lindor gjerman të Brandenburgut, thanë autoritetet të hënën,.

Ministrja e Arsimit Katharina Gunther-Wunsch tha se nxënësit e shkollës “Lina Morgenstern” janë kthyer të sigurt në qytet dhe se atyre iu është ofruar mbështetje psikologjike pas incidentit racist.

“Do të doja të falënderoja administratën e shkollës dhe mësuesit që qëndruan pranë nxënësve dhe morën vendimet e duhura”, tha ajo në Gunther-Wunsch.

Sipas gazetës BZ, njëzet nxënës të moshës 15 deri në 16 vjeç ishin në një udhëtim shkollor me mësuesit e tyre kur një incident racist ndodhi në një kamp pranë liqenit Frauensee.

Rritja e racizmit

Sipas raportit, një grup ekstremistësh të krahut të djathtë në zonën e kampit fillimisht bërtitën parulla raciste ndaj studentëve dhe më pas i kërcënuan me dhunë dhe disa prej tyre u përpoqën të hynin në bujtinë ku po qëndronin studentët.

Për shkak të sigurisë së studentëve, pedagogët u detyruan të anulonin udhëtimin studimor dhe të shtunën në mbrëmje të gjithë u larguan nga kampi me shoqërimin e policisë.

Vitet e fundit, Gjermania ka qenë dëshmitare e racizmit në rritje, të ushqyer nga propaganda e grupeve dhe partive të ekstremit të djathtë, të cilat përfituan nga kriza e refugjatëve dhe u përpoqën të nxisin frikën nga emigrantët.

Neo-nazistët dhe ekstremistët e krahut të djathtë kryen të paktën 1,138 sulme të dhunshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 478 persona u plagosën në ato sulme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit