Maunët kaluan në provincën Idlib përmes portës kufitare Cilvegozu të provincës jugore Hatay të Turqisë
Kombet e Bashkuara (OKB) ka dërguar 70 maunë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Maunët kaluan në provincën Idlib përmes portës kufitare Cilvegözü të provincës jugore të Turqisë, Hatay.
Ndihma do të shpërndahet për banorët në nevojë në Idlib dhe zonat përreth tij.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad goditi protestuesit pro-demokracisë.
Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Ditët e fundit janë regjistruar ulje të temperaturave dhe reshje bore në pjesën më të madhe të Turqisë dhe zonat fqinje të Sirisë.
/aa/