11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rëndësia e familjes në islam

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

Rëndësia e familjes në islam

Ne të gjithë jemi dëshmitarë të problemeve të shumta që ndodhin përreth. Pesëmbëdhjetë vitet e fundit janë vite të cilat kanë shënuar rekorde të papara ndonjëherë në numrin e problemeve.
Çdo vit dëgjojmë statistika të reja që tregojnë se përqindja e divorceve është shtuar frikshëm. Më parë fjala “divorc” ishte e vështirë dhe dëgjohej shumë rallë, ndërkohë që sot ajo hyn tek fjalët më të përdorshme mes një çifti të martuar.
Gjithashtu, ideja që një familje shpërbëhet dhe ndahet, nuk përbën më një lajm të kobshëm dhe të rëndë. Vallë çfarë po ndodh me njerëzit kështu?
Shohim që përqindja e të rejave të pamartuar është shtuar shumë. Ka filluar të bëhet e zakontë të dëgjojmë që filanja i ka kaluar të tridhjetat dhe akoma nuk është martuar, madje askush nuk ka trokitur në derën e saj t’i kërkojë dorën. Konfliktet janë shtuar, kurse mirëkuptimi dhe harmonia është pakësuar. Marrëdhëniet e ngrohta që ekzistonin dikur, kanë filluar të ftohen.
Këto probleme nuk janë probleme të një dite apo një viti, ato kanë vite që grumbullohen dhe akumulohen.
Shohim gra dhe burra që nuk dinë cili është roli i tyre, konflite, akuza, dëshpërim, jetë monotone… Dëgjojmë rreth burrave të martuar të cilët krijojnë lidhje të reja jashtëmartesore nëpërmjet chat-it dhe internetit. Të njëjtën gjë bëjnë dhe shumë gra. Marrëdhëniet jashtëmartesore janë përhapur në masë, gjë e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes çiftit pas martese.
Të gjitha këto dhe të tjera janë gjëra që na shqetësojnë të gjithëve. Ato janë këmbana alarmi të asaj që po vjen.
Gjëja më e frikshme dhe e tmerrshme e këtyre fenomeneve që po përhapen edhe në shoqëritë tonë muslimane, është se familja ka qenë dhe do të mbetet shpresa e vetme për rimëkëmbjen e këtij umeti. Siç e dimë dhe siç e shohim të gjithë, umeti musliman është në krizë sot. Atij nuk i ka mbetur mjet shpëtimi sot, përveç familjes. Nëse edhe familja rrënohët dhe shpërbëhet, si mund të jetë gjendja e umetit atëherë?
Mos duhet të presim dhe treqind vite të tjera, derisa familja të ngrihet përsëri në këmbë dhe paralelisht të ngrihet dhe umeti?! Edhe treqind vite të tjera?!
Gjendja jonë i përngjan dikujt që ndodhet në mes të oqeanit. Ajo që e mban sipër ujit dhe e ndihmon të mos mbytet është vetëm jeleku i shpëtimit. Nëse e humbet jelekun, ai është i mbytur.
Umeti ynë sot ndodhet në mes të një deti gjithë dallgë të cilat janë të gatshme t’a përpijnë dhe t’a dërgojnë në fundin e oqeanit. Shpresa e vetme për të cilës është kapur ky umet është familja.
Perëndimi është dalluar dhe gëzon superioritet ndaj muslimanëve në shumë fusha, ekonomike, politike, ushtarake, kulturore etj… Fusha e vetme ku ne ndihemi superiorë dhe më të suksesshëm është ajo e familjes.
Në konferencën e familjes të organizuar nga Organizata ndërkombëtare e familjes, foli dhe përfaqësuesi i familjes së botës arabe.
Kur i erdha radha për të folur, ai tha:”Bota perëndimore ka avancuar në shumë fusha dhe aspekte ndaj asaj lindores. Por, ne kemi një faktor të cilin nëse do të dimë t’a shfrytëzojmë siç duhet, për pesëdhjetë vite do të udhëheqim botën. Të njëjtin faktor e keni dhe juve, por nëse do vazhdoni ta neglizhoni siç keni bërë deri tani, për pesëdhjetë vite do t’a shihni veten në fund të botës. Faktori i cili vazhdon të jetë i fuqishëm tek ne dhe që ju e keni neglizhuar është familja.”
Këto që po themi, janë më të vlefshme se një milionë mësime mbi moralin, janë më të vlefshme se njëmilionë mësime dhe ligjërata mbi adhurime si namazi, agjërimi etj…  Nëse familja do të jetë mirë, e gjithë shoqëria do të jetë mirë.
Frontet për mbrojtjen e umetit janë të shumtë, por fronti më i rëndësishëm, fronti që me rënien e tij shpallet rënia përfundimtare  umetit, është fronti i familjes. Prandaj duhet që secili prej nesh të kapet fort pas këtij fronti. Mos thuaj që e gjithë shoqëria po shkon drejt rënies, degjenerimit dhe shpërbërjes. Por përpiqu që familja jote të jetë e konsoliduar. Secili prej nesh duhet të kapet fort pas familjes së tij.
 
Institucionet formuese.
Një individ dhe më pas një shoqëri mund të formohet nëpërmjet katër institucioneve të rëndësishme:
 
1 – Mjetet e informacionit.
1 – Xhamia (objektet e kultit)
3 – Shkolla.
4 – Familja.
 
Mjetet e informacionit dhe mediat janë institucioni më i përhapur dhe me ndikimin më të madh. Por nuk ka ndikimin më të thellë. Nëse fëmijët e tu janë edukuar me vlera dhe virtyte që në vegjëli, një mijë kanale televizivë e kanë të pamundur që t’ia ndryshojnë mendësinë.
Institucioni i arsimit, sidomos në ditët tona, vuan nga shumë probleme. Numri i nxënësve dhe studentëve është gjithmonë në rritje, kurse mësuesit dhe pedagogët e specializuar dhe me eksperiencë janë të pamjaftueshëm.
Institucioni i tretë, xhamia, padyshim që ka rol të rëndësishëm. Por nëse marrim një individ të edukuar keq në familje, edhe pse mund t’i sigurojmë mësuesit dhe hoxhallarët më të mirë, do të ishte e pamundur të edukohej siç duhet. Këtë unë e them nga eksperienca ime personale në xhami. Për të përmirësuar sjelljet dhe moralin e dikujt që është edukuar keq në familje, kërkohen kapacitete, energji dhe përpjekje shumë të mëdha.
Institucioni me ndikimin më të thellë, padyshim që është familja. Ajo është institucioni që mund të ndikojë, madje garanton mbarëvajtjen e tre institucioneve të tjerë. Ti si prind dhe familje e ke në dorë nëse do i lejosh apo jo fëmijët e tu të shohin programet e filan televizioni. Ti e ke në dorë nëse do i arsimosh fëmijët e tu në filan shkollë apo jo. Ti e ke në dorë t’i dërgosh në xhami ose t’i pengosh nga vajtja në xhami. Familja është shpresa e fundit dhe me ndikimin më të thellë.
Edukimi i mirë i fëmijës, nuk do të thotë vetëm t’i sigurosh kushtet e arsimimit, por para së gjithash t’i sigurosh një atmosferë dhe ambjent të përshtatshëm për mirëedukim. Të krijosh një atmosferë harmonie dhe mirëkuptimi, ku fëmija t’a shohë mëshirën e babait ndaj nënës së tyre dhe respektin e nënës për babanë. Ai duhet t’i shohë të dy duke u falur bashkë. Ai duhet t’a shohë dhe ndjejë që babai nuk pranon të fusë në shtëpi pasuri të fituara në rrugë të pandershme. Ai duhet t’a ndjejë përkujdesin e tyre që i mësojnë si të sillet në rrugë, në shtëpi, shkollë etj…
Nëse një fëmijë edukohet në këtë mënyrë, kurrë mos ia kij frikën dhe merakun. Lëre të udhëtojë jasht për të studiuar, pasi një fëmijë i tillë nuk do të devijojë. Lëre të njihet me të gjithë llojet e njerëzve, pasi nuk do të mund t’a mashtrojnë dot.
Edhe gjatë adoleshencës që është faza më e vështirë për një individ, nëse është edukuar mirë në familje, pas kësaj etape do bëhet edhe më pozitiv se më parë, do të bëhet edhe më i mirë se ç’e prisje. Me këtë sikur Zoti të thotë:”Meqë fara jote ishte e ndershme dhe e rregullt, kjo bimë nuk do të thyhet dhe dëmtohet kurrë.”
Edhe nëse institucionet e tjera të formimit do të ndikojnë negativisht, ky fëmijë do të kthehet në rrënjët dhe origjinën e tij.
Umeti musliman nuk ka shpresë dhe front tjetër, tek i cili të shpresojë përveç familjes. Të gjithë ata të rinj dhe të reja që presin të martohen dhe të krijojnë familje, duhet të zgjedhin bashkëshortë të denjë për misionin që i pret.
 
Rëndësia e familjes në Kuranin famëlartë dh traditën profetike.
Po të lexojmë ajetet të cilat flasin rreth familjes, ndjen brenda në vetvete që familja është gjëja më e shtrenjtë dhe me vlerë në këtë botë.
Thotë Zoti në Kuran (Rum: 21)
E veçantë se ajetet që janë para këtij ajeti dhe pas tij janë ajete që flasin mbi fenomene natyrore madhështore. P.sh:
Ai krijon të gjallën prej së vdekurës, krijon të vdekurën prej së gjallës dhe e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Në të njëjtën mënyrë do të ktheheni edhe ju në jetë.
20. Një prej shenjave të Tij është që Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, tashmë ju jeni njerëz të shpërndarë në të gjitha anët.
22. Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë.
23. Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë.
24. Gjithashtu, prej shenjave të Tij janë paraqitja e vetëtimës si frikë e shpresë dhe dërgimi i shiut prej qiellit, që nëpërmjet tij të gjallërohet toka pas shkretimit të saj. Sigurisht, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
25. Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t’ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur),
26. Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij.
 
Të gjithë këto ajete flasim mbi madhështinë e universit. Kurse në mes të këtyre ajeteve që flasin mbi universin, Zoti ka vendosur ajetin që flet mbi familjen dhe bashkimin mes dy personave në një lidhje të shenjtë, atë martesore.
(Rum: 21)
Duke e vendosur familjen mes dukurive më madhështore në univers, sikur Zoti kërkon të na thotë se boshti dhe qendra e gjithësisë dhe universit, është ajo bërthamë e cila e ka emrin familje.
Në një ajet tjetër, Zoti i madhëruar thotë:” (Nahl 80)
Shtëpia është simboli i qetësisë dhe rehatisë. Me këtë sikur Zoti na thotë që nëse kërkoni qetësinë dhe rehatinë, atë e gjeni në shtëpitë tuaja me gruan dhe fëmijët.
Për fat të keq shumë njerëz e kërkojnë qetësinë dhe rehatinë në kafene me shokët. Të tjerë e mendojnë duke qenë në shoqërinë e miqve.
Kurse Zoti na thotë që qetësinë dhe rehatinë e vërtetë do e gjesh vetëm në familjen tënde, me fëmijët dhe gruan. Kjo nuk do të thotë që të mos dalësh të pish një kafe me miqtë dhe shokët e tu. Kjo nuk do të thotë të shkëputesh nga jeta shoqërore, të mos merresh me sport…. Të gjitha këto ndikojnë në lumturinë dhe qetësinë, por boshti dhe qendra e kësaj qetësie shpirtërore është në familje.
Por, a e gjejmë qetësinë që na mungon, rehatinë dhe lumturinë mes familjeve tona? Apo bëjmë ç’të jetë e mundur të gjejmë një justifikim për të shkëputur prej tyre qoftë dhe dy apo tre ditë?
Thotë Zoti në Kuran:”(Furkan 54)
Me këtë Zoti na tërheq vëmendjen tek fakti që ky çift që tashmë kanë krijuar familje dhe kanë fëmijë, në origjinë janë dy spermatozoide që kanë pllenuar dy vezore. Këtë lidhje të tillë Zoti e ka shenjtëruar dhe e ka bërë bërthamën e një shoqërie muslimane, e cila do të zbatojë urdhërat dhe vullnetin e Zotit mbi tokë.
Vallë a e kemi respektuar vullnetin e Zotit dhe objektivin e Tij me familjen?  Zoti e ka bërë obligim dhe detyrë që të krijojmë familje të ndershme. Sa e kemi realizuar këtë?
(Nur 32)
Në këtë ajet Zoti urdhëron të rinjtë të martohen. Ai i siguron që edhe nëse janë në kushte të vështira ekonomike, është vetë Zoti Ai që do ua lehtësojë ekonominë.
Thotë Profeti a.s
Thotë Zoti në Kuran:”
(Rad: 38)
Kur Zoti deshi t’i lëvdojë profetët që ka dërguar, përmendi familjet dhe fëmijët e tyre.
Thotë Profeti a.s
Ai i ri që thotë se nuk dua të martohem, dua t’a shijoj rininë, dua të bëj qejf…. sikur i thotë Profetit a.s “Unë nuk të dua ty dhe as traditën tënde.”
Martesa dhe formimi i familjes nuk shihet vetëm si traditë në islam. Ajo konsiderohet një nga adhurimet më të vlefshme.
Thotë Zoti në Kuran (Maide 1)
Tek marrëveshjet hyjnë të gjithë kontratat dhe marrëveshjet në shit-blerje apo çfarëdo tjetër qoftë.
Në një ajet tjetër, Zoti përmend dhe një marrëveshje tjetër, të  cilën e përshkruan si marrëveshje dhe besëlidhje të rëndë. Thotë Zoti në Kuran (Nisa: 21)
Është marrëveshja e vetme të cilën Zoti e quan si besë të fortë në Kuran, dhe kjo është marrëveshje dhe lidhja martesore. Në ato çaste që ti o ri  bën lidhjen martesore me një femër, dije se ke Zotin si dëshmitarin dhe vërtetuesin më të madh të kësaj lidhjeje. Me fjalët “e pranoj atë si gruan dhe  bashkëshorten time sipas fjalëve të Zotit dhe porosive të Profetit a.s” në radhë të parë, ti i jep besën Zotit se do e trajtosh këtë grua me respekt dhe dinjitet. Ti i jep besën se do të ndërtosh një nga vlerat më të rëndësishme mbi tokë, familjen.
 
Tradhëtia bashkëshortore minon familjen.
Zoti i ka ndaluar marrëdhëniet seksuale jashtë martesore, pasi ato e shkatërrojnë dhe e minojnë jetën familjare. Zoti ka caktuar ndëshkim shumë të rëndë për tradhëtinë bashkëshortore.
Edhe pse Zoti është falës, i mëshirshëm…. në rastin e tradhëtisë  bashkëshortore Ai është i patolerueshëm. Pasi përcakton ndëshkimin e atyre që kryejnë tradhëti bashkëshortore, Zoti thotë(Nur 2)
Një nga cilësitë e Zotit është se Ai i mbulon të metat dhe shkarjet e robit, por në rastin e tradhëtisë bashkëshortore dhe ndëshkimit të këtij veprimi, thotë:” (Nur 2)
Profeti a.s tregon që një natë teksa flinte i shkojnë dy vetë dhe i thonë
Gjithë këto ajete dhe hadithe të cilat penalizojnë dhe dënojnë tradhëtinë bashkëshortore, janë tregues i rëndësisë që islami i kushton familjes.
Në tre vende me popullsi muslimane, u bë një studim rreth numrit të martesave dhe divorceve brenda një viti. Rezultatet e këtij studimi ishin shumë therrëse dhe shokuese.
Përqindjet e studimit përfshijnë vitet nga 1995 deri 1997.
Kështu, në vitin 1995 kishim 4.295 lidhje martesore kurse divorcet arritën në 1.390 raste.
Në vitin 1996 kishim 6.275 lidhje martesore kurse divorcet ishin 2.100 raste.
Në vitin 1997 kishim 6.573 lidhje martesore kurse divorcet ishin 2.390 raste
Vallë për ku është nisur umeti musliman? Mbi kë bie kjo përgjegjësi? A nuk është përgjegjësi e secilit prej nesh diçka e tillë?
Padyshim që diçka e tillë është përgjegjësi e secilit prej nesh. Është përgjegjësi e secilit prej atyre që do i lexojnë këto rrjeshta. Le të ulemi me njëri-tjetrin dhe të diskutojmë mbi zgjidhjet e mundshme.
 
Shkaku i kësaj gjendje.
Vallë përse shumë çifte detyrohen të divorcohen dhe të braktisin jetën familjare? Përse po pakësohet harmonia dhe mirëkuptimi në familje? Vallë cili është çelësi që ka hapur gjithë këto probleme? Vallë cila është ajo vlerë e cila nëse mungon në marrëdhëniet bashkëshortore, këto marrëdhënie shkojnë drejt divorcit dhe rrënimit?
Në një anketim të bërë, një nga të intervistuarit mendonte se dashuria dhe mëshira e ndërsjelltë mes dy bashkëshortëve është faktori kryesor në mbarëvajtjen e një familjeje. Diçka të tillë, sipas të intervistuarit – e përmend dhe Zoti në Kuran ku thotë:” (Rum: 21)
Nëse humbet kjo dashuri dhe mëshirë, marrëdhëniet bashkëshortor shkojnë drejt rrënimit dhe shkatërrimit.
Sipas një të intervistuari tjetër, është dashuria dhe besimi. Nëse këto të dyja humbasin në një lidhje bashkëshortore, familja merr tatëpjetën.
Në fakt, edhe unë dua të përqendrohem tek këto dy pika. Janë pikërisht dashuria dhe mëshira, ata që garantojnë një jetë familjare të ekuilibruar. Janë këto të dyja të cilat nëse i hiqen një familjeje, çojnë në shpërbërjen dhe rrënimin e saj. Nëse do të ekzistonte dashuria mes një çifti, padyshim që probleme të ndryshme do të ketë, por puna nuk mund të arrijë në tradhëti bashkëshortore dhe më pas në divorc.
 
Vallë çfarë e largon dashurinë nga jeta bashkëshortore?
Kur disa njerëz u intervistuan dhe u pyetën mbi shkaqet që çojnë në humbjen e dashurisë mes bashkëshortëve, një grua tha:”Mendoj se është komunikimi dhe trajtimi i ashpër dhe i dhunshëm nga njëra palë.”
Një burrë mendonte se është injoranca dhe konceptet e gabuara rreth jetës bashëshortore.
Një grua tjetër mendonte si faktor të humbjes së dashurisë, distancimin e njerëzve nga mësimet dhe udhëzimet e fesë. Nëse një burrë nuk i respekton normat dhe ligjet fetare, do të jetojë në një shoqëri ku gjithçka është e lejuar. Kështu, atij i jepet rasti të njihet me femra që janë më të bukura dhe më joshëse fizikisht se gruaja e tij. Kështu, ai fillon të bëjë krahasime mes femrës të bukur dhe joshëse, dhe gruas së tij të cilën e ka çdo ditë në shtëpi.
Një vajzë e re mendonte se një nga faktorët kryesorë është egoizmi, ku secila palë nuk lëshon pe.
Në fakt, të gjithë këto mendime unë dua t’i përmbledh me një fjalë, të cilën e mendoj si shkakun e shumë problemeve dhe konflikteve familjare, si dhe shkakun kryesor të zbehjes dhe humbjes së dashurisë. Sipas mendimit tim, ky shkak dhe ky faktor që ndikon në shuarjen e dashurisë, është keqkuptimet mes dy palëve.
Dashuria do të shuhet në një jetë bashkëshortore, nëse ne nuk kemi kritere dhe koncepte të qarta mbi bashkëshortin që nga përzgjedhja dhe deri pas martese.
Në një sondazh të bërë në faqen tonë të internetit, u pa që shumica e konflikteve dhe zënkave familjare, rrjedhin nga keqkuptimet dhe konceptet e gabuara që kemi mbi rolin, misionin dhe detyrat e secilit nga bashkëshortët.
Një nga pjesëmarrësit në këtë sondazh, thotë në emailin e dërguar:”Qëndruam të fejuar për një vit. Pas martese gjeta një person krejt tjetër nga ajo që njihja dhe prisja të jetë.”
Problemi i këtij personi qëndron në konceptet e gabuara që ai ka mbi fejesën.
Një person tjetër na shkruan që pasi lidhi kurorë me gruan e tij, ajo iu hap dhe i tregoi se para se të fejoheshin ajo kishte pasur një lidhje ku kishin ndodhur gjëra të papëlqyeshme.
Padyshim që edhe këtu kemi keqkuptime, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte njohuritë bazë mbi mënyrën e trajtimit të problemeve, asnjëri nuk kishin një vizion të qartë mbi të ardhmen.
Një nënë na shkruan:”Djalin, jam përpjekur t’a edukoj më së miri duke i siguruar të gjithë kushtet. Së fundmi jam shokuar kur mësova se ai kishte një vit që drogohej!”
Edhe ky është një keqkuptim dhe mungesë informacioni mbi mënyrën se duhet t’a trajtojë dhe të komunikojë me adoleshentët në familje.
 
Me anë të kësaj teme dhe të temave që do të pasojnë, ne synojmë që të sjellim koncepte të drejtë mbi jetën familjare dhe problemet që ato zgjidhin. Me këto tema ne synojmë që të korrigjojmë shumë koncepte të gabuara, të cilat sipas meje janë shkaktari kryesor i shumë problemeve në familje.
Ajo që kërkohet nga lexuesit, është që këto koncepte të drejta dhe të korrigjuara t’i vëmë në jetë. Duke lexuar letrat dhe emailet e dërguara në adresën tonë elektronike, ne do të nxjerrim konceptet e gabuara që qëndrojnë pas këtyre problemeve dhe zgjidhjen e duhur.
Për t’a lehtësuar këtë, ne e kemi ndarë jetën familjare në pesëmbëdhjetë faza, ku çdo fazë ka konceptet e saj.
Këto faza janë:Faza para martesore.Faza ku i riu/e reja kërkojnë një bashkëshort/e. Fejesa.Vënia kurorë.Muaji i mjaltit.Viti i parë i martesës.Shtatzania.Lindja.Mëkimi.Edukimi deri në moshën pesë vjeçare.Përzgjedhja e shkollës.Edukimi nga gjashtë vjeç deri në adoleshencë.Trajtimi dhe komunikimi me një adoleshent. Bashkëveprimi dhe komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve deri në pjekuri.Të rinj të gatshëm për t’u martuar, dhe këtu fillon rrethi të përsëritet sërish.Vazhdimësia e dashurisë mes çiftit edhe pas martese, lindjes së fëmijëve dhe martesës së tyre.Secila nga fazat e lartpërmendura, ka problemet e saj dhe konceptet e saj.
 
Koncepti i parë, është ai koncept i cili i përmbledh dhe i përfshin të gjithë fazat e lartpërmendura. Mbi 60 % e problemeve familjare, burojnë nga keqkuptimi dhe injorimi i këtij koncepti. Një ndër shkaqet e humbjes së dashurisë në familje, ka pikërisht këtë koncept. Kur mungon ky koncept në jetën familjare, dashuria humbet, fillojnë zënkat dhe konfliktet, fëmijët nuk edukohen siç duhet, ndjekin rrugë të gabuar, fillojnë të përdorin drogën, alkolin, duhanin etj…
Ky koncept kaq i rëndësishëm është:
 
Roli i secilit në familje.
Nëse ne do të njihnim detyrat, misionin dhe prioritetet tona mirë, besoj se shumica e problemeve do të zgjidheshin vetvetiu. Ne duhet të dimë që t’i rendisim mirë detyrat dhe prioritetet tona. Kjo, pasi ka shumë prindër të cilët shkojnë në emigrim ku qëndrojnë me dhjetëra vite për të siguruar jetesën e fëmijëve. Kur kthehen në gjirin e familjes, përballen me një fakt tepër të hidhur; tashmë fëmijët e kanë të vështirë t’a pranojnë si baba dhe pjesëtar familje. Gjatë gjithë këtyre viteve ai është njohur dhe prezantuar si fabrika dhe burimi i të mirave materiale, por jo si edukues dhe prind. Të shumtë janë ata prindër të cilët vuajnë nga një fakt i tillë. Të shumtë janë ata që nuk i dinë prioritetet dhe rolin kryesor që duhet të kenë në familje.
Ka prindër të tjerë që edhe pse jetojnë pranë fëmijëve dhe nën një çati me ta, ata u mungojnë fëmijëve të tyre. Ata i gjen gjatë gjithë kohës ose në punë ose me shoqërinë. Janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdhe për t’u siguruar fëmijëve kushtet e duhura për të mësuar, shkollën më të mirë etj… Por nuk janë të gatshëm të qëndrojnë me fëmijët dhe t’i edukojnë ata.
Vallë cila është më primare në një jetë familjare, puna, paratë, kushtet…. apo familja dhe fëmijët?!
Dikush e shikon më primare dhe të leverdisshme, punën, paratë, të ardhmen e ndritur, postin etj… por kështu ky njeri fillon të humbasë familjen, gjënë më të shtrenjtë.
Çfarë është më primare dhe më e rëndësishme për ty o vëlla, o baba dhe o bashkëshort?
Po për ty o motër, kush është më primare? Karriera, puna, arsimi, linjat e trupit…. apo edukimi i fëmijëve? Kë ke vendosur të jetë edukuesja e fëmijëve të tu, shërbëtoren e cila vjen kushedi nga ku, apo ke vendosur të jesh ti vetë ajo që do të kujdeset dhe t’i edukojë? Po për gatimin, ke vendosur të gatuash vetë apo të marrësh dikë tjetër të gatuajë?
Një pyetje tjetër po kaq e rëndësishme është dhe:”Kush është ai që i vendos dhe i përcakton prioritetet dhe konceptet? Mos është secili prej nesh? Mos janë eksperiencat njerëzore? Mos janë zakonet dhe traditet e vendit? Apo mos është vetë feja?”
Unë mendoj dhe jam i bindur që është kjo e fundit, pra feja. Me qëllim që t’a vërtetojmë ketë, le të marrim dhe të shqyrtojmë eksperiencat njerëzore. Fillimisht le të marrim sistemin komunist dhe konceptin e tij mbi familjen. Sipas komunizmit, partia dhe qeveria ishin alternativa më e mirë e familjes. Çifti i martuar në komunizëm, shihej si një fabrikë që prodhon dhe lind fëmijë. Ishte partia dhe qeveria ajo që i edukonte me frymën e përkatësisë komuniste. Ishte partia ajo që i edukonte me frymën e dashurisë dhe respektit për të. Sipas komunizmit, individi duhej t’a dojë partinë më shumë se çdo gjë tjetër, edhe se vetë prindërit. Kjo do të çonte në shtimin e prodhimit.
Rezultati i kësaj fryme, siç e dimë është rënia dhe dështimi i komunizmit përfundimisht. Roli dhe dashuria për prindërit dhe familjen në tërësi, nuk mund të zëvendësohet me dashurinë për partinë.
Le të marrim një model tjetër, atë perëndimor. Për fat të keq, perëndimi e anulloi rolin e gruas si nënë dhe bashkëshorte, duke e kaluar në plan të dytë këtë rol. Roli kryesor të cilit i kushtoi rëndësi është ai i kontributit në shoqëri, duke punuar. Duke qenë se shoqëria perëndimore dhe ajo kapitaliste është materialiste, çdo individi i duhet të punojë që të jetojë. Në këtë çështje janë të barabartë si burri dhe gruaja. Kushdo që dëshiron të jetojë, i duhet të punojë. Mos thuaj që jam nënë dhe më duhet të edukoj fëmijët. Diçka e tillë është në plan të dytë dhe është diçka personale e jotja. Mos thuaj që jam bashkëshorte dhe kam detyra kundrejt bashkëshortit. Kjo është në plan të dytë dhe ka të bëjë vetëm me ty. Për shoqërinë kapitaliste dhe atë perëndimore, ti o femër duhet të punosh që të jetosh.
Kjo e detyroi gruan që të dalë të punojë, me qëllim që të jetojë. Kështu, detyrimet familjare kaluan në plan të dytë. Ajo u detyrua të punojë në të gjithë sektorët. Punoi si shofere kamionash, makiniste trenash… duke humbur feminitetin e saj, gjënë më të bukur dhe më të shtrenjtë të saj.
Duke qenë se shoqëritë perëndimore janë shoqëri materialiste, filloi të përhapej diçka akoma më e rrezikshme dhe e dëmshme për gruan, filloi përdorimi i trupit të saj si reklamë për shitjen e mallit. Kështu, çdo mall filloi të shoqërohej me foto femrash për të tërhequr konsumatorë. Edhe kutitë e shkrepseve, shiten të shoqëruara me foto femrash.
Roli i saj si nënë, bashkëshorte, motër apo vajzë u anullua. Qëllimi kryesor për femrën tashmë është të vërtetojë aftësitë e saj për të mbajtur punën dhe detyrën që zë. Vallë a është e lumtur gruaja perëndimore sot?!
Nuk është për t’u çuditur, por të shumta janë ato gra në perëndim të cilat dëshirën më të madhe kanë të kthehen sërish në shtëpi.
Pas moshës dyzet e pesë vjeçare, gruaja në perëndim ka humbur gjithçka. Kjo, pasi deri në këtë moshë ajo ka jetuar si një e dashur e dikujt, pa i ka përjetuar ndjenjat e nënës dhe bashkëshortes. Pas kësaj moshe ajo e ka të vështirë të bëhet nënë dhe të gjejë një bashkëshort që të kujdeset dhe t’a dojë. Ku mund të përfundojë një grua e braktisur në këtë formë? Çfarë vendi tjetër i ka mbetur përveç azilit të pleqve?
Sa më e shtyrë të jetë në moshë gruaja perëndimore, aq më shumë i pakësohet roli, kontributi, vëmendja dhe respekti në shoqëri. E kundërta ndodh në një shoqëri muslimane. Sa më e shtyrë të jetë në moshë femra, aq më shumë i shtohen vlerat si nënë.
Sot, armiqtë dhe kundërshtarët e islamit e kanë përqendruar vëmendjen dhe luftën kundër kësaj feje në shkatërrimin e familjes. Këtë përpiqen t’a realizojnë duke minuar rolin edukativ të gruas në familje.
Është pikërisht kjo ajo që ndodhi me gruan perëndimore dhe që mund të ndodhë dhe me gruan lindore dhe atë muslimane.
Thirrje të tilla si:”Përse duhet të qëndrojë gruaja njëzet e katër orë në ditë, e mbyllur në shtëpi?! Përse të jetë si mobiljet e shtëpisë, të palëvizshme dhe pa kontribut të prekshëm?! Përse duhet të gatuajë si një shërbëtore e rëndomtë?! Përse duhet të mendojë thjesht për të ngopur pasionet dhe epshet e burrit të saj?! Këto dhe shumë shprehje të tillë, e minuan rolin e gruas në familje dhe e bindën të braktisë shtëpinë dhe të dalë në shoqëri. Tashmë dalja me shoqet, kafenetë, diskot, puna, makiazhi … janë më të rëndësishme se fëmijët, edukimi i tyre dhe rregulli i shtëpisë. Nëse has kundërshtime nga i shoqi, ajo menjëherë kërkon divorcin. Më e keqja është se edhe burri nuk e ndjen më peshën e divorcit dhe menjëherë i jep divorcin dhe familja shkatërrohet.
Nëse gruaja do të ishte e ndërgjegjshme për rolin që ajo duhet të ketë, nëse ajo do të stimulohej dhe sensibilizohej që shpresa e vetme për edukimin e shoqërisë është ajo, nëse ajo do ishte e ndërgjegjshme që ajo përbën gjysmën e shoqërisë dhe është ajo që edukon dhe gjysmën tjetër, nuk do të kishte rënë pre e këtyre thirrjeve.
 
Roli i vërtetë i gruas në familje dhe në shoqëri.
Thotë Profeti a.s
Le të jetojmë disa çaste nën hijen e komentit dhe analizës së këtij hadithi.
Ajo që e bëri Ademin a.s të mërzitej i vetëm në xhenet, ishte mungesa e gruas së tij, Havasë e cila akoma nuk ishte krijuar. Edhe pse ajo nuk ishte krijuar akoma, Ademi a.s e ndjente mungesën e saj. Kjo, edhe pse jetonte në xhenet, i rrethuar nga të gjithë të mirat.
Havaja u krijua nga brinja e Ademit a.s, me qëllim që ai të jetë i ndërgjegjshëm që ajo është pjesë e tij.
Përse u krijua teksa Ademi a.s ishte duke fjetur?
Me qëllim që Ademi a.s të mos ndjente dhimbje, pasi u krijua nga brinja e tij. Kjo bëhej me qëllim që të mos e merrte inat për shkak të dhembjes që ndjeu. Është në natyrën e burrit, që kur ndjen dhimbje, inatoset dhe e urren shkakun e dhimbjes. E kundërta është me gruan, sa më shumë dhembje të ndjejë, aq më shumë i shtohet dashuria. Prandaj nëse i jep një burri një foshnje të vogël, fillimisht ai luan me të. Me të filluar të qajë, ai ia dorëzon menjëherë të ëmës, pasi e ka të vështirë t’a mbajë dhe durojë. Ademi a.s dhe çdo burrë nuk e durojnë dhimbjen, kurse ti o grua po këtë dhimbje e shndërron në mëshirë dhe dhembshuri.
 
Gruaja është krijuar nga një brinjë e krahut të majtë të kraharorit, brinjë e cila mbron zemrën nga goditjet e jashtme. Që ta mbrojë sa më mirë zemrën, kjo brinjë duhet të jetë e shtrembër. Me këtë shohim që qënia e kësaj brinje e shtrembër nuk është diçka e keqe, pasi vetëm në atë formë mund ta mbrojë zemrën. Kurse shtrembërsia e gruas qëndron në atë se gruaja ka ndjenja më shumë se burri, ndjenja të cilat në shumë raste sundojnë arsyen dhe llogjikën. E ka krijuar Zoti në këtë formë, me qëllim që t’i përshtatet misionit të saj në edukimin e fëmijëve.
Ademi a.s u krijua nga dheu i tokës, kurse gruaja e tij Havaja u krijua nga brinja e Ademit a.s. secili prej tyre u krijua nga ajo pjesë dhe element me të cilin do të merret gjatë jetës. Kështu Ademi a.s do të merret me tokën, do e punojë, mbjellë, me punishte, fabrika… për të siguruar ushqimin. Kurse Havaja do të merret me edukimin e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e shtëpisë.
Padyshim që me këto që themi ne nuk jemi kundër faktit që gruaja të punojë. Diçka e tillë është e lejuar dhe e pranueshme në islam, por me kusht që të mos shpërfillë dhe neglizhojë rolin e saj kryesor, edukimin e brezave.
Ti o motër dhe o nënë je krijuar për t’i falur njerëzimit dhe jetës mbi tokë dhembushurinë, dashurinë dhe prehjen që i mungon. Ky është roli kryesor dhe primar i gruas.
Roli dhe misioni i dytë është se ajo nxjerr dhe edukon brezat e ardhshëm. Është e veçantë që suren Kasas Zoti e fillon me ajetet:” (Kasas 1-6)
Menjëherë pas këtyre ajeteve, vjen ajeti tjetër:” (Kasas 7)
E gjithë historia e Musait a.s, do të ketë zanafillë një grua, një nënë e cila do e ushqejë dhe edukojë foshnjen e saj të vogël.
Kështu, roli dhe misioni i gruas mbi tokë është sigurimi dhe furnizimi me dashuri, dhembshuri dhe mëshirë. Pash Zotin o motër vazhdoje këtë emision.
Misioni i dytë është edukimi i brezave dhe i treti është të punojë, arsimohet etj…
Unë të lutem ty o motër që pasi të lexosh këto rrjeshta, t’i kthehesh misionit tënd më fisnik, t’a zbatosh atë me bashkëshortin tënd, me prindërit dhe me fëmijët e tu. Padyshim që kjo nuk do të thotë që puna dhe kontributi në shoqëri nuk është i rëndësishëm për gruan. Përkundrazi, ne e duam gruan që të jetë e suksesshme në të gjithë aspektet e jetës. Po t’i referohemi jetëshkrimit të Profetit a.s dhe shokëve të tij do të gjejmë që i dërguari i Zotit u ngarkonte detyra dhe misione nga më të ndryshmet grave dhe muslimanëve të asaj kohe. Madhështia dhe vlerat e tua si grua qëndrojnë në ekuilibrin mes këtyre tre obligimeve dhe misioneve, mes dashurisë, edukimit të fëmijëve dhe kontributit në shoqëri. Nëse suksesi yt në shoqëri çon në dështimin e misionit tënd si bashkëshorte dhe nënë, do të ishte i mangët dhe i padobishëm.
 
Po roli dhe misioni i burrit?
 
Po ti o vëlla, o bashkëshort, o baba, vëlla… a e din cili është misioni dhe roli që pritet prej teje? Mos mendon se ai kufizohet vetëm në sigurimin e të hollave për ushqim dhe arsimim?
Vallë si do të përgjigjeshe nëse dikush të pyet mbi edukimin e fëmijëve? Mos do të thoje që të gjithë fëmijët i ke arsimuar madje kanë kryer dhe magjistraturën dhe doktoraturën? Mos do i thuash që ke me dhjetëra vite në perëndim për t’u siguruar atyre kushtet e jetesës dhe mundësinë për t’u arsimuar?
Nëse do të përgjigjesh në këtë formë, dije se ke probleme me radhitjen e prioriteteve. Ajo që duhet të jetë më primare në rolin tënd si baba nuk janë të hollat apo arsimimi. Jo. Ajo që duhet të të marrë më shumë kohë dhe energji, duhet të jetë edukimi i tyre. Çfarë vlere do të kishte nëse fëmijët e tu janë doktorë, por që marrin ryshfete dhe janë të korruptuar?! Çfarë vlere ka që fëmijët e tu janë inxhinierë, por që nuk janë të ndershëm dhe ndërtesat i ndërtojnë me cilësi shumë të dobët?
Roli dhe misioni yt kryesor në familje, është edukimi dhe jo paratë. Gjithaçka tjetër duhet të jetë në funksion të këtij misioni.
Roli dhe misioni i dytë është që të lodhesh dhe të punosh me qëllim që t’u sigurosh kushtet e jetesës dhe/pnbsp; arsippmit.
Një rol dhe mision tjetër shumë i rëndësishëm i bashkëshortit është që ashtu siç merr dashuri nga gruaja, edhe t’i japë asaj. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran rreth këtij fakti:” (Bekare 187)
Po të shohim në jetën bashkëshortore të Profetit a.s do të gjejmë që ai u falte dashuri dhe dhembshuri grave. Sa herë që thërriste Aishen apo ndonjë grua tjetër, Profeti a.s i thërriste me përkëdheli. Ai i ushqente gratë e tij me dorën e vet dhe sa herë që ndonjëra pinte ujë, Profeti a.s e merrte gotën dhe pinte ujin e mbetur nga i njëri vend ku kishte pirë gruaja e tij.
Çdo javë, Profeti a.s i nxirrte gratë për të shëtitur, edhe pse ishte i mbytur në punë dhe angazhimet e përditshme.  Jo vetëm që i nxirrte në shëtitje, por edhe pranonte të dëfreheshin dhe luanin, duke bërë gara vrapi. Një herë, kur Profeti a.s bëri garë me Aishen, ajo ia kaloi. Tregon Aisheja:”Gjatë asaj jave Profeti a.s më furnizonte me ushqime dhe mish duke më nxitur që të haja dhe unë nuk e kuptoja përse e bën këtë. Javën tjetër kur dolëm shëtitje, ai kërkoi që të bëjmë përsëri garë vrapi dhe ma kaloi. Atëherë më tha Vetëm atëherë e kuptova që ai më kishte ushqyer mirë gjatë asaj jave me qëllim që unë të rëndohem dhe të ma kalojë.”
Tregojnë gratë e Profetit a.s:”I dërguari i Zotit a.s ishte shumë shakaxhi në shtëpi.”
Ai ulej dhe bisedonte me orë të tëra me gratë e tij dhe nuk mërzitej. Vetë Aisheja tregon që bisedonte me Profetin a.s rreth historive të ndodhura më parë, dhe ai e dëgjonte me vëmendje.
Një herë, Aisheja e pyeti Profetin a.s:”Si e përshkruan dashurinë tënde për muo o i dërguar i Zotit?”
Profeti a.s ia ktheu
Tregon Aisheja:”Pas disa kohësh e pyeta sërish:”Si është nyeja o i dërguar i Zotit?”
Ai më tha
Një herë, Amr ibnul Asi e pyeti:”Kush është njeriu që don më shumë o i dërguar i Zotit?”
Profeti a.s i tha:”
Abdullah ibnu Abasi është nga figurat më të ndritura të brezit të sahabëve. Një herë e panë duke u rregulluar dhe zbukuruar. Dikush e pyeti:”Mos kërkon të martohesh o Ibnu Abas?!”
Ai i tha:”Jo.”
Pyetësi e pyeti përsëri:”Po përse po zbukurohesh dhe hijeshohesh kështu?!”
Ibnu Abasi i tha:”Po zbukurohem pasi do të shkoj në shtëpi. Unë dua që gruaja të më shohë të hijshëm dhe të zbukuruar, ashtu siç dua t’a shoh të bukur dhe të zbukuruar.”
Një herë një dijetar ndodhej në zyrën e ministrit të vakëfeve të një shteti musliman. Në çast bie zilja e telefonit dhe ministri e ngre dhe përgjigjet:”Po o zemra ime! Çfarë dëshiron o jeta ime?”
Dijetari mbeti i shtangur dhe gjithë habi e pyeti ministrin:”Me kë po flisje ashtu?”
Ministri i tha:”Me gruan time.”
Dijetari e pyeti:”Po pse, kështu flet gjithmonë me gruan tënde?!”
Ministri i tha:”Për Zotin nuk flas veçse në këtë formë me gruan time.”
Menjëherë dijetari nxorri telefonin e tij dhe i telefonoi të shoqes. Me t’u përgjigjur e shoqja, ai i tha:”Ku je o shpirti im?!”
E shoqja iu përgjigje e befasuar:”A e din se me kë po flet?”
Ajo ishte mësuar që i shoqi t’i flasë me fjalë të zakonshme apo dhe të ashpra.
Kështu, misioni dhe roli kryesor i babait në shtëpi është edukimi i fëmijëve, të jetë burim dashurie dhe dhembshurie për bashkëshorten dhe fëmijët dhe sigurimi i shpenzimeve.
Ne do të përmendim një histori dashurie e cila ka vazhduar e pacënuar edhe pse ka kaluar shumë probleme. Ajo është një histori dashurie e cila i mungon çdo familjeje të sotme. Ajo është historia e Zejnebes, vajzës së Profetit a.s dhe Ebul As ibnu Rebia.
Ebul As ibnu Rebia rridhte nga paria dhe figurat më të shquara të kurejshëve dhe kishte marrëdhënie shumë të mira me Profetit a.s, para se t’i shpallej zbulesa hyjnore.
Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij me Profetin a.s, ai i kërkoi dorën e Zejnebes. Profeti a.s i tha:”Nuk të premtoj derisa të marr mendimin e Zejenebes.”
Kështu, Profeti a.s vajti tek vajza e tij Zejnebe dhe i tha:”Ebul As ibnu Rebia ka kërkuar dorën tënde. A e pranon si bashkëshortin tënd?”
Zejnebi u skuq në fytyrë dhe buzëqeshi.
Kështu u martua Ebul As ibnu Rebia me vajzën e Profetit a.s dhe nga kjo martesë u lindën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, Ali dhe Umame. Jeta e tyre bashkëshortore ishte e lumtur dhe ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Edhe pse ishin shumë të lidhur dhe e donin njëri-tjetrin shumë, u ndodhi një problem madhështor i cili është shumë më i rëndë se shumë probleme që ndodhin mes bashkëshortëve të sotëm. Ajo që ndodhi është se Profetit a.s iu shpall zbulesa hyjnore dhe tashmë ishte i dërguari i Zotit. Gjatë kësaj kohe, Ebul As ibnu Rebia ndodhej në udhëtim. Me t’u kthyer nga udhëtimi, gjeti që gruaja e tij kishte braktisur besimin e vjetër dhe ishte konvertuar në muslimane.
Gjatë rrugës për në shtëpi, njerëzit i kishin treguar Ebul As ibnu Rebias mbi atë që kishte ndodhur dhe që i vjehri pretendonte se ishte profet i dërguar nga Zoti.
Me të hyrë në shtëpi, gruaja e tij i tha:”Kam një lajm shumë të rëndësishëm.”
Ebul As u largua duke e injoruar. E befasuar, ajo iu vu pas duke i rrëfyer gjithçka kishte ndodhur me Profetin a.s. Në fund i tregoi dhe faktin që ajo tashmë ishte musliamane.
Ebul As i tha:”Përse nuk më pyete mua fillimisht?”
Zejnebeja i tha:”Unë nuk mund t’a përgënjeshtroj babanë tim. Ai kurrsesi nuk mund të jetë gënjeshtar. Ai është fjalëdrejti i besueshmi. Nuk jam unë e vetmja që e kam bërë këtë. Bashkë me mua kanë pranuar islami dhe nëna ime, vëllezërit, xhaxhai im Ali ibnu Ebi Talib, vetë kushëriri yt Uthman ibnu Affani dhe miku yt Ebu Bekri.”
Ebul As i tha:”Kurse unë nuk pranoj të bëhem musliman. Nuk dua që njerëzit të thonë:”Braktisi popullin dhe besimin e të parëve të tij, për t’i bërë qejfin gruas.”
Pas pak i tha:”Prandaj, a e vlerëson këtë situatë ku ndodhem dhe më arsyeton?”
Edhe pse ishte jomusliman, ai i drejtohej me këto fjalë të buta të shoqes.
Zejnebeja ia ktheu:”E kusht tjetër do të të arsyetojë nëse nuk të arsyetoj unë?! Unë jam bashkëshortja jote dhe do të të përkrah në rrugën e të drejtës, derisa t’a arrish atë.”
Ajo e duroi të shoqin për njëzet vite me radhë, ngaqë martesa e një muslimaneje me një jomusliman akoma nuk ishte ndaluar. Ajo vazhdoi si muslimane dhe i shoqi vazhdoi jetën e tij si jomusliman.
Kur Profeti a.s urdhëroi muslimanët të emigrojnë për në Medine, Zejnebeja vajti dhe i tha:”O i dërguari i Zotit! A më lejon që të qëndroj me bashkëshortin tim dhe të mos emigroj bashkë me muslimanët e tjerë?”
Profeti a.s i tha:”
Zejnebeja qëndroi në Meke me bashkëshortin e saj dhe fëmijët, deri kur ndodhi beteja e Bedrit. Bashkëshorti i saj Ebul As ibnu Rebia kishte vendosur të marrë pjesë në këtë betejë dhe do të luftonte bashkë me kurejshët kundër vjehrrit të tij, Profetit a.s.
Që para se të ndodhë kjo betejë, Zejnebeja lutej me përgjërim:”O Zot më ruaj nga ajo ditë ku fëmijët e mi do të mbesin jetimë ose do të vdesë babai im!”
Ebul As ibnu Rebia morri pjesë në betejën e Bedrit, luftoi kundër muslimanëve dhe në fund u kap rob prej tyre. Kur ushtria e kurejshëve u kthye në Meke, Zejnebeja u doli para dhe i pyeti:”çfarë ndodhi me babanë tim?”
Ata i thanë:”Muslimanët fituan.”
Zejnebeja, pasi ra në sexhde si shenjë falenderimi për Zotin, i pyeti sërish:”Po burri im ku është?”
Ata iu përgjigjën:”Është zënë rob nga i vjehrri.”
Zejnebeja tha:”Do të jem unë ajo që do e liroj me pasurinë time.”
Të gjithë familjet e robërve të tjerë, dërguan të hollat e mjaftueshme për të liruar të afërmit e tyre. Zejnebeja, duke qenë se nuk i posedonte të hollat e mjaftueshme, hoqi varësen e qafës, të cilën ia kishte dhuruar nëna, Hadixheja dhe e dërgoi me kunatin e saj Amr ibnu Rebia.
Profeti a.s i lironte robërit kur familjarët e tyre paguanin shumën e caktuar. Kur i erdhi varësja e mbështjellë me një pëlhurë, ai pyeti:”Për cili rob është kjo?”
Të pranishmit i thanë:”Është për Ebul As ibnu Rebia.”
Me t’a hapur, Profetit a.s filluan t’i rrjedhin lotë. Me lotë në sy ai tha:”Kjo është varësja e Hadixhes!”  Më pas, Profeti a.s qëndroi në mes të muslimanëve dhe u tha:”O njerëz! Ebul As ibnu Rebia është dhëndëri im dhe prej tij nuk më ka ardhur gjë e keqe. Si dhëndër, prej ti kam pasur vetëm të mira. Prandaj, a është e mundur që t’a lëmë të lirë dhe varësen t’ia kthejmë vajzës time Zejnebes?”
Muslimanët i thanë:”Po o i dërguar i Zotit!”
Profeti a.s ia zgjati Ebul Asit varësen dhe i tha:”I thuaj Zejnebes t’a respektojë më shumë varësen e Hadixhes.” Më pas, i tha:”O Ebul As:”A mundem të të them diçka mënjanë?” Pasi ai pranoi, Profetit a.s i tha:”O Ebul As! Zoti më ka urdhëruar që çdo muslimane e martuar me një jomusliman duhet të divorcohet. Prandaj a pranon të ma kthesh vajzën time?”
Ebul As ibnu Rebia i tha:”Po.”
Kur Zejnebeja dëgjoi se i shoqi po kthehej nga Medineja, doli dhe e priti jashtë Mekes. Me t’u takuar me të, Ebul Asi i tha:”Duhet të largohesh!”
Zejnebeja e pyeti:”Ku të shkoj?”
Ebul As i tha:”Do të bashkohesh me babanë tënd.”
“Po përse?!” e pyeti ajo gjithë habi.
Ebul As i tha:”Feja jote urdhëron që unë dhe ti të divorcohemi. Prandaj kthehu tek babai yt!”
Zejnebeja i tha:”A pranon të më shoqërosh mua dhe të bëhesh musliman?”
Ebul As i tha:”Jo.”
Kështu, Zejnebeja morri dy fëmijët e saj dhe u nis për në Medine. Me të arritur atje, shumë burra kërkuan dorën e saj, por ajo i refuzoi të gjithë. Edhe pse kaluan gjashtë vite, ajo akoma shpresonte që burri i saj do të pranonte islamin dhe do të bashkoheshin sërish në një familje. Dy qytetet ishin larg njëri-tjetrit, ishte Ebul Asi ai që ishte kokëfortë dhe në gabim, Zejneben e kishin kërkuar shumë burra për t’u martuar… megjithatë ajo akoma e ruante dashurinë për Ebul Asin.
Pas gjashtë vitesh ndarje, Ebul Asi niset me një karvan nga Meka për në Sham. Gjatë rrugës, karvani i tij sulmohet nga një  grup të rinjsh muslimanë, të cilët kërkonin të merrnin pasuritë që kurejshët u kishin rrëmbyer dhe plaçkitur muslimanëve në Meke. Ebul Asi arriti t’u shpëtojë këtyre të rinjve dhe u arratis. Muslimanët iu vunë pas, por nuk e arritën dot pasi ai u fsheh në Medine. Fjalët që Ebul As ishte fshehur në Medine filluan të përhapen dhe të gjithë u vunw nw kwrkim tw tij.
Ebul As ibnu Rebia vajti tek shtëpia e ish gruas së tij dhe trokiti derën. Kjo ndodhte pak para ezanit të sabahut. Kur Zejnebeja hapi derën, mbeti e shtangur kur pa të shoqin e saj në këmbë. E habitur e pyeti:”A ke ardhur si musliman?”
Ebul Asi i tha:”Jo, jam i përndjekur.” Dhe i tregoi gjithçka kishte ndodhur.
Zejnebeja i tha:”A pranon të bëshesh musliman?”
Ebul Zejd i tha:”Jo.”
Zejnebeja i tha:”Mos kij frikë! Je i mirëpritur në shtëpinë time o baba i fëmijëve të mi.”
Duket qartë që fjalët e ashpra dhe qortuese nuk ishin pjesë e fjalorit të tyre bashkëshortor. Motoja e tyre ishte:”Mos i harroni vlerat e njëri-tjetrit.” (Bekare 237)
Pasi Profeti a.s dhe muslimanwt falwn namazin e sabahut, dwgjuan njw zw tw mekur nga fundi i xhamisw qw thoshte:”Ebul As ibnu Rebia wshtw nw mbrojtjen time.”
Profeti a.s u kthye nga muslimanwt dhe u tha:”A e dwgjoni atw qw dwgjoj unw?”
Njerwzit u pwrgjigjwn:”Po o i dwrguar i Zotit.”
Profeti a.s u tha:”Pwr Zotin unw nuk di se =’po ndodh.”
Mw pas, Zejnebeja iu drejtua tw atit me fjalwt:”O i dwrguar i Zotit! Si i largwt Ebul Asi wshtw kushwriri im (djali i tezes) kurse si i afwrt ai wshtw babai i fwmijwve tw mi. Kwshtu, unw e kam marrw nw mbrojtjen time.”
Profeti a.s u ngrit nw kwmbw dhe u foli musliamnwve me fjalwt
Kwto fjalw i thonte vjehrri pwr dhwndwrin e tij kundwrshtar nw fe, madje qw e kishte luftuar nw betejwn e Bedrit. Kwto fjalw tw Profetit a.s ua drejtojmw tw gjithw prindwrve, fwmijwve, bashkwshortwve etj… me qwllim qw t’a mwshirojnw njwri-tjetrin.
Tw gjithw njerwzit qw ndodheshin nw xhami i thanw:”Do ia kthejmw pasurinw qw i wshtw marrw o i dwrguar i Zotit!” dhe tw gjithw vajtwn nw shtwpi pwr tw sjellw pasuritw qw i ishin marrw Ebul As ibnu Rebias.
Kur i pa i dwrguari i Zotit me mallrat nw duar, u ngrit nw kwmbw dhe u tha
Mw pas, shkoi tek shtwpia e Zejnebes dhe i tha
Pasi Profeti a.s u largua, Zejnebeja hyri brenda dhe i tha Ebul As ibnu Rebias:”O Ebul As! A kaq e lehtw tw duket ndarja me ne?! Pwrse nuk pranon islamin dhe tw qwndrosh me ne?!”
Ebul As ibnu Rebia ia ktheu:”Jo.”
Mw pas, ai morri tw gjithw pasuritw qw muslimanwt ia kishin marrw gjatw sulmit tw karvanit dhe u kthye nw Meke. Me tw arritur atje, ai mblodhi tw gjithw ata qw i kishin dhwnw pasuri pwr tw bwrw tregwti dhe u tha:”O njerwz! Kwto janw pasuritw tuaja! A doni gjw tjetwr?”
Ata iu pwrgjigjwn:”Jo. Ti e ke mbajtur fjalwn e dhwnw.”
Atwherw Ebul As u tha:”Unw dwshmoj se nuk ka zot tjetwr pwrve= Allahut fuqiplotw dhe se Muhamedi wshtw robi dhe i dwrguari i Tij. Pwr Zotin, nuk kam pranuar tw pwrqafoj islamin derisa t’ju kthej pasuritw.”
Pas kwsaj ndodhie ai u nis menjwherw pwr nw Medine, ku arriti nw mwngjes herwt. Pas namazit tw sabahut, xhamia pushtohej nga njw heshtje pasi tw gjithw muslimanwt pwrmendnin Zotin. Nw momontin qw Profeti a.s dha selam dhe tw gjithw filluan tw pwrkujtojnw Zotin nw heshtje, u dwgjua njw zw nga fundi i xhamisw qw thoshte:”O i dwrguar i Zotit! Dje mw more nw mbrojtje, kurse sot kam ardhur tw tw them qw nuk ka zot tjetwr pwrve= Allahut dhe se ti je i dwrguari i Tij.”
E gjithw xhamia oshwtiu nga thirrjet:”Allahu ekber (Zoti wshtw mw i madhi)!”
Mw pas, Ebul As ibnu Rebia i tha Profetit a.s:”O i dwrguar i Zotit! A mw lejon tw kthehem tek Zejnebeja?!”
Profeti a.s e kapi pwr supi dhe i tha:”Eja me mua!”
Tw dy vajtwn tek shtwpia ku banonte Zejnebeja dhe i dwrguari i Zotit trokiti nw derw. Pasi doli Zejnebeja, Profeti a.s i tha:”O Zejneb! Djali i tezes twnde mw erdhi dhe mw kwrkoi leje t’ju bashkoj swrish. A e pranon ti si bashkwshort?”
Zejnebeja u skuq nw fytyrw dhe buzwqeshi.
Megjithw arsyet e shumta dhe tw forta pwr t’a prishur kwtw martesw, Profeti a.s nuk e bwri. Megjithw arsyet e forta pwr t’u ndarw nga i shoqi i saj, Zejnebeja nuk e bwri kwtw. Kjo tregon pwrkushtimin ndaj familjes nga ana e Profetit a.s dhe muslimanwve tw parw.
Nw historinw e kwtij =ifti, Zejnebes dhe Ebul As ibnu Rebia, njw musliman gjen modelin dhe shembullin mw tw mirw pwr lidhjet bashkwshortore.
Njw e ven=antw tjetwr nw kwtw histori wshtw se njw vit mw pas, Zejnebeja ndwrron jetw. Bashkwshorti i saj, Ebul As ibnu Rebia, e qau dhe u hidhwruar shumw nga kjo ndarje. Saqw ishte i dwrguari i Zotit a.s ai qw e qetwsonte dhe ngushwllonte duke i thwnw:”Duro o Ebul As!”
Kurse Ebul As ia ktheu:”Pwr Zotin o i dwrguar i Allahut! E kam tw vwshtirw jetwn pa Zejneben!Bashkwkohwsit e tij tregojnw se e merrte vajzwn e tij Fatimen dhe duke e pwrqafuar thoshte:”Ti mw kujton Zejneben o bija ime.”
Ata tregojnw se pwr shkak tw hidhwrimit pwr vdekjne e Zejnebes, edhe ai vdiq pas njw viti nga vdekja e saj.
Njw histori tjetwr qw tregon kujdesin qw Profeti a.s tregonte pwr ndjenjat e bashkwshorteve wshtw dhe rasti kur ai kthehej nga njw betejw me ushtrinw muslimane..
Teksa ishin afruar me Medinen, Profeti a.s vë re që një nga shokët e tij, kishte mbetur prapa ushtrisë. Ai ishte Xhabir ibnu Abdilah, babai i të cilit vdiq në Uhud, duke lënë pas nëntë vajza. Profeti a.s e la ushtrinë të vazhdojë udhëtimin dhe e priti Xhabir-in. Kur u afrua, e pyeti:”?” 
Xhabir ia kthen:”Deveja, o i dërguar i Zotit.”
“ e pyeti Profeti a.s.
“Është e dobët” iu përgjigj Xhabir. Profeti a.s e kuptoi që kjo ishte për shkak se ishte i dobët ekonomikisht.
Më pas e pyeti përsëri:”
 “Po, o i dërguar i Zotit” i tha Xhabir.
Profeti a.s e pyeti:” (të pamartuar më parë)
 Xhabir ia ktheu:”Jo o i dërguar i Zotit (pasi ishte martuar me një grua të ve).
Profeti a.s e pyeti
Xhabir ia ktheu:”Babai më vdiq dhe më la nëntë motra në shtëpi. Prandaj desha të martohem me një grua që t’ju shërbejë.”
Më pas profeti a.s i tha
Gruaja e Xhabir-it kishte nëntë vajza për të cilat kujdesej. Nëse burri i saj do të vinte papritur do e gjente të mbytur në punë dhe të papregatitur. Profeti a.s dëshironte që takimin mes burrit, që për një muaj kishte qënë jashtë shtëpisë dhe gruas të tij, të ishte një takim i bukur dhe romantik. Edhe pse ishte Profet dhe po kthehej nga një betejë raskapitëse, ai interesohej për lumturinë bashkëshortore.
Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij me Profetin a.s, ai i kërkoi dorën e Zejnebes. Profeti a.s i tha:”Nuk të premtoj derisa të marr mendimin e Zejenebes.”
 
Perktheu: Elmas Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit