Numri i emigrantëve që kanë humbur jetën në një përpjekje për të kaluar në Europë është dyfishuar gjatë këtij viti, sipas një raporti të OKB-së. Të paktën 1,146 njerëz kanë humbur jetën mes janarit dhe qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Gjithashtu është rritur edhe numri i emigrantëve që kanë udhëtuar nëpërmjet rrugëve detare. Rruga nëpërmjet Mesdheut Qendror ishte më vdekjeprurësi, duke shkaktuar 741 viktima.
Rruga tjetër ishte përmes Ishujve Kanarie të Spanjës, ku mbi 250 persona humbën jetën. Të paktën 149 njerëz vdiqën gjithashtu në rrugën e Mesdheut Perëndimor për në Spanjë, si dhe të paktën gjashtë në rrugën e Mesdheut Lindor për në Greqi.
Sipas raportit numri aktual i vdekjeve në rrugët detare për në Europë mund të jetë shumë më i lartë./abcnews.al